─Prej gjërave të rëndësishme që duhet ta ketë parasysh besimtari është që të shpejtojë në shërimin e shqetësimeve dhe brengave që e godasin, që të mos ia turbullojnë jetën e tij.
E para: Kërkimi i mbrojtjes dhe strehës tek Allahu (lutja për ta ruajtur nga shqetësimet e brengat).
E dyta: Leximi i vazhdueshëm i Kuranit.
E treta: Përmendja e shumtë e Allahut.
E katërta: Të kuptuarit e drejtë të realitetit të kësaj bote (natyra e saj është që njeriu të goditet me brenga e shqetësime, kjo botë është vend i sprovimit).
E pesta: Dërgimi i salavateve.
E gjashta: Falja e namazit dhe përulja gjatë faljes.
E shtata: Mos shpërndarja e mendjes pas brengave e shqetësimeve të kësaj jete (ajo është jetë kalimtare), por t’i harrojë.
E teta: Ndërmarrja e shkaqeve për arritjen e gjërave të dobishme ne fe e në dunja (preokupimi me to).
9. Përpjekja në rrugën e Allahut (kundër epsheve e tekave të vetes).
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.