Shikimi i serialeve nga disa motra muslimane

• Shikimi i serialeve nga disa motra muslimane

-Kjo nuk lejohet për shumë arsye, si:

•në seriale ka zbulim të avretit (lakuriqësi) nga ana e grave dhe burrave. Ashtu si burri e ka të ndaluar të shikojë gruan e huaj dhe pjesët e zbuluara prej saj, po ashtu dhe gruaja e ka të ndaluar të shikojë gratë e huaja kur zbulojnë gjoksin, apo kofshët, apo shpinën etj.

•në to ka muzikë,

•në to ka kufër dhe shirk, sidomos serialet e popujve jomuslimanë,

•në to ka skena të ndaluara,

•prej gjërave më të dëmshme është ndikimi prej kulturës, ideve dhe sjelljes së tyre. Muslimani nuk lejohet të thotë “nuk ndikohem”, sepse kjo nuk është e vërtetë. Në hadith gjejmë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili ke të shikojë se me kë shoqërohet”. Sot më shumë ke shokë virtual sesa fizikë. Dijetarët thonë se te ky hadith përfshihet edhe telefoni, shoku më i mirë e më i ngushti, me të më së shumti qëndron, andaj duhet kujdes se çfarë po sheh në të (çfarë sheh do të ndikohesh). Njëjtë është dhe me TV-në (dikur kanë pasur TV dhe janë ndikuar nga çfarë kanë parë, e kanë pasur si shok). Natyra njeriut është se ai imiton e kopjon, si: sjelljet, moralet, karakteret etj.

•në to ka humbje të kohës. Për aq kohë sa e shikon një serial, mund do të arrije të realizosh adhurime të shumta (lexim të Kuranit, dëgjim të ligjëratave, lexim të librave fetarë) të cilat të sjellin dobi në të dy botët, ndërsa serialet sjellin pasoja në të dy botët. Prej dëmeve më të mëdha është se të pengojnë të realizosh qëllimin për të cilin je krijuar, e që është adhurimi ndaj Allahut. Sikur mos të kishte tjetër arsye tjetër për të mos i parë serialet përveç se ato pengojnë në realizimin e qëllimit të krijimit tënd, do të të mjaftonte si arsye. Duhet evituar dhe larguar gjërat që pengojnë nga arritja e këtij qëllimi. Kuptohet duhet mbështetur në Allahun dhe duhet lutur Allahun për të ta mundësuar të mos kesh pengesa në rrugën e realizimit të këtij qëllimi. Shejtani e nxit nefsin e njeriut të veprojë mëkate, të mos veprojë vepra të mira, ta çojë kohën kot me shikim të serialeve, filmave, futbollit etj., duke mos arritur deri te realizmi i adhurimit ndaj Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Madhësia e tekstit