Shkaqe që ndihmojnë në realizimin e adhurimeve të zemrës

Shkaqe që ndihmojnë në realizimin e adhurimeve të zemrës

» Shtimi i lutjeve tek Allahu për të ta mundësuar t’i realizosh veprat e zemrës, në çdo kohë, sidomos kohët kur pranohen më shumë lutjet.

» Boshatisja dhe dëlirja e zemrës prej sëmundjeve të saj, si: mendjemadhësia, zilia, syefaqësia, vetëpëlqimi, dashuria ndaj epsheve dhe mëkateve etj. Gjithashtu ndalja prej gjynaheve që kryhen me gjymtyrë. Në këtë mënyrë pastaj zemra është e përgatitur dhe e gatshme të pranojë veprat e zemrës (të mbushet me to).

» Kujtimi i adhurimeve të zemrës para fillimit të veprimit të një vepre të jashtme. Shembull: Para namazit të kujtosh gjërat që sjellin përulje dhe nënshtrim gjatë faljes.

» Dëgjimi i ligjëratave/mësimeve të hoxhallarëve që flasin për veprat e zemrës.

» Leximi i librave që flasin për veprat e zemrës.

» Edukimi qysh në fëmijëri për veprat e zemrës në mënyrë që fëmija pastaj të rritet me to dhe ta shoqërojnë gjithmonë. Ashtu siç ua mëson fëmijëve veprat e gjymtyrëve, ashtu duhet t’ua mësosh edhe veprat e zemrës (gradualisht, aq sa percepton fëmija, në varësi të aftësisë dhe moshës që ka), si: madhërimi ndaj Allahut, dashuria ndaj Tij, shpresa dhe frika ndaj Tij, mbështetja tek Ai etj. Shembull: Kur prindi ia mëson fëmijës mënyrën e faljes së namazit dhe obligueshmërinë e tij, duhet t’ia mësojë edhe përuljen gjatë faljes dhe shkaqet e kësaj dhe se namazi duhet të falet me sinqeritet (me ikhlas). Kur prindi ia mëson fëmijës leximin dhe memorizimin e Kuranit, duhet t’ia mësojë rëndësinë e leximit me meditim.

» Shoqërimi me njerëz të devotshëm, me besimtarë të mirë. Vetëm hedhja e shikimit tek ta dhe ulja me ta, e bën njeriun ta kujtojë Allahun, botën tjetër, xhenetin dhe xhehenemin etj.

Këto ishin shtatë shkaqe të cilat nëse ne i veprojmë atëherë me lejen e Allahut, do të përmirësohet gjendja e adhurimeve dhe veprave tona të zemrës.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Seria e ligjëratave: Ramazani 2022 – Në youtube – Qendra “Udhëzimi”.

Madhësia e tekstit