Shpeshherë hasim në hadithe në të cilat thuhet se nëse bën lutje në kohë të caktuara, Allahun nuk e kthen atë, por në praktikë nuk po ndodh kështu shpeshherë. Si t’i kuptojmë këto hadithe, apo janë të dobëta?

  • Shpeshherë hasim në hadithe në të cilat thuhet se nëse bën lutje në kohë të caktuara, Allahun nuk e kthen atë, por në praktikë nuk po ndodh kështu shpeshherë. Si t’i kuptojmë këto hadithe, apo janë të dobëta?

Hadithet në këtë aspekt janë të sakta (sahih). Ka kohë, rrethana e gjendje të caktuara (të ardhura në hadithe) që nëse njeriu lutet gjatë tyre, Allahu i përgjigjet lutjes pa dyshim. Mirëpo, se pse nganjëherë nuk sheh rezultat nga lutja, dijetarët kanë dhënë dy sqarime:

  1. Siç dhe ka ardhur në hadith profetik se Allahu i përgjigjet lutjes së besimtarit me njërën prej tri mënyrave: a) ia jep direkt atë që e kërkon, i përgjigjet lutjes, b) ia ruan shpërblimin për këtë lutje Ditën e Gjykimit, kështu Allahu nuk ia jep atë që e kërkon njeriu, për shkak të Urtësisë së Tij, ndoshta ajo që ia kërkon do ta dëmtonte në fenë e tij. Ka ardhur në disa hadithe se kur njeriu sheh se sa shumë shpërblime ka, do të pyesë: “Nga këto?”, dhe i thuhet “Për shkak të lutjeve tua.” Allahu nuk ia ka dhënë në jetën e kësaj bote, por ia ka ruajtur shpërblimin për botën tjetër. Dhe aty njeriu do të dëshironte që Allahu të mos i ishte përgjigjur në asnjë lutje të bërë në jetën e kësaj bote, që t’ia ruante shpërblimin për to në ahiret. C) ia largon një të keqe të ngjashme (të të njëjtit nivel a madhësi) me atë të mirë që e kërkon. Kështu ai lutet dhe Allahu e di se ajo që e kërkon nuk është shumë në dobi të tij apo mund ta dëmtojë në fenë e tij, atëherë ia largon një të keqe.
  2. Lutja është sikurse adhurimet e tjera e cila ka kushte dhe pengesa. Nëse njeriu i largon të gjitha pengesat e mospranimit të lutjes atëherë merr përgjigje lutja e tij. Nëse ka lënë mangët ndonjë kusht, ose ka ndonjë pengesë, atëherë nuk merr përgjigje lutja e tij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar në një hadith se pengesa kryesore pse lutja nuk merr përgjigje është: ushqimi me haram. Ai ka përmendur një njeri i cili ka udhëtuar gjatë, ka qenë i pluhurosur, flokëshprishur, i lodhur, i këputur nga udhëtimi, dhe i ka ngritur duart nga qielli duke thënë: O Zoti im, o Zoti im! Dijetarët këtu përmendin se në këtë hadith janë bërë bashkë shumë prej shkaqeve të pranimit të lutjes: udhëtimi i gjatë, gjendja e rëndë dhe e vështirë, ngritja e duarve dhe bërja tewesul me Emrin Rabb-Zot, që është prej Emrave që më së shumti e hasim te lutjet e Pejgamberëve. Ky njeri ka qenë këmbëngulës në lutjen e tij duke e përsëritur. Mirëpo, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se ushqimi e veshja e këtij personi kanë qenë me haram dhe është ushqyer me haram, atëherë “Si pret ky përgjigje për lutjen e tij?!” Kjo është një prej pengesave. Andaj nëse njeriu i plotëson kushtet e lutjes dhe i largon pengesat, atëherë lutja e tij merr përgjigje patjetër. Prej pengesave është ngutja në përgjigje, thotë: “E luta e luta Allahun dhe nuk po marr përgjigje”, dhe e braktisë lutjen.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit