Si të përfitojmë nga ligjëratat?

Si të përfitojmë nga ligjëratat?

1– Ta kesh zemrën të pranishme (gjatë ligjëratës).

Kur të dëgjosh ajetet, hadithet, këshillat, porositë madhështore dhe fjalët e dijetarëve, ta kesh zemrën të pranishme.

Allahu thotë për Kuranin: “Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër (të pranishme), dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” Kaf 37.

Burimi i përfitimit është zemra.

Nëse ajo është e shpërqendruar pas jetës së kësaj bote, atëherë nuk mund të përfitosh.

***

2– Të mos prezantosh vetëm sa për të thënë që ishe apo sa për t’u shkarkuar prej kësaj përgjegjësie.

Nuk është çështja kështu. Prezantimi është vetëm mjet për të arritur te synimi i përfitimit prej ligjëratës.

Shumë njerëz prezantojnë në ligjërata ngaqë e dinë se është obligim dhe kërkohet, ata prezantojnë me trup, por pa i kushtuar vëmendje asaj që thuhet aty.

***

3– Të mos prezantosh vetëm sa për të shtuar informatat – aspektin teorik.

Nuk merret dija dhe nuk shtohen informatat e njohuritë sa për të thënë: “Unë di.” Nuk shkohet në ligjëratë fetare vetëm sa për të shtuar njohuritë fetare ndërsa në aspektin praktik të mbetesh mbrapa.

Qëllimi pse mësojmë është shumë i lartë: praktikimi i asaj që mësojmë.

***

4– Kur je duke dëgjuar ligjëratën, të përjetosh e të ndjesh se është duke t’u drejtuar ty.

Sa shumë ligjërata dëgjojmë, por ku është ndikimi i tyre në zemrat tona?!

Allahu thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!” Enfal 20.

Secili prej nëse duhet të ndalemi e të llogarisim vetveten dhe të shikojmë se sa po ndikojnë ligjëratat në të cilat prezantojmë dhe i dëgjojmë.

Hoxhë Petrit Perçuku

🎤Transkriptim

Madhësia e tekstit