Si të veproj kur shoh gabime në xhami? Kam frikë se më poshtërojnë nëse i këshilloj.

?Përgjigjja: Ata duhet t’i këshillosh. Nëse të poshtërojnë, atëherë ti ke shpërblim tek Allahu.

?Të mos i këshillosh njerëzit nga frika se të poshtërojnë, është frikë nga shejtani. Shejtani të bën vesvese që të mos i këshillosh të tjerët dhe ai ka vendosur këtë frikë në zemrën tënde, kështu ti ke frikë se ta kthejnë këshillën me fjalë të këqija, të nënçmojnë etj.

?Edhe Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e kanë nënçmuar, poshtëruar, i kanë thënë llagape të ndryshme, fjalë ofenduese e fyese. Mirëpo, kjo nuk e ka ndalur prej thirrjes në rrugën e Allahut.

?Kështu që ti duhet t’i këshillosh të tjerët, mirëpo këshillën ta bësh në mënyrën më të mirë e të duhur, me butësi duke i thënë se të dua për hir të Allahut, të kam vëlla mysliman, prej dashurisë për hir të Tij është që të këshillohemi për të mirë e të ndalojmë nga e keqja, Allahu na ka obliguar të këshillohemi, gradualisht shkon deri te gabimi i tij, e jo direkt t’i thuash “bëre gabim” ngase kështu e pranon më vështirë. E nëse ai ta kthen me të keqe, të thotë “shihe punën tënde apo unë i di punët e mia”, ti e ke kryer obligimin para Allahut.

?Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është obligim për çdo mysliman dhe secili e bën këtë gjë sipas mundësive që ia ka dhënë sheriati.

?Nëse njeriu është udhëheqës, e ka obligim që t’i urdhërojë për të mirë e t’i ndalojë nga e keqja me dorë ata që janë nën të. Nëse nuk është udhëheqës, këtë nuk e ka obligim. Nëse njeriu i thjeshtë sheh një të keqe në rrugë, nuk e ka obligim ta ndryshojë atë me dorën e tij.

?Mirëpo, e jep këshillën, nëse edhe këtë e ka nën mundësi. Nëse nuk e ka mundësi as këtë, atëherë e urren me zemër. Krejt varet nga pozita të cilën njeriu e ka në shoqëri.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva