Teuhidi është vetë domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah

Teuhidi është vetë domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah

Teuhidi është domethënia e fjalët La ilahe ilAllah. Ai është të synuarit e Allahut me adhurimin tënd, njësimi i Allahut me adhurime, si: me therje të kurbanit, me zotim, me kërkim të ndihmës, dhe me të gjitha llojet e tjera të adhurimit. Fjala La ilahe ilAllah përfshin mohimin-La ilahe dhe pohimin-ilAllah.

Tek “La” ka mohim.

Tek “il-la” ka pohim.

Kur themi La në këtë rast, mohohet të merituarit e adhurimit, se nuk meriton adhurimin dikush a diçka.

Ndërsa “Ilah” do të thotë i Adhuruar (meabud), me dashuri dhe respekt.

Dhe “il-lAllah” do të thotë përveç Allahut.  Të gjitha cilësitë e përsosura të Allahut dhe emrat e bukur të Tij kthehen tek emri Allah. Allah është Ai i Cili adhurohet me të drejtë, me të vërtetë. Origjina e emrit Allah është prej emrit Ilah.

Domethënia e fjalës La ilahe ilAllah: Nuk ka të adhuruar tjetër meritor (me të drejtë) përveç Allahut. Nuk duhet të përkthehet “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”, ngase arabët nuk kanë besuar se ka tjetër zot, që krijon apo furnizon si Allahu, mirëpo kanë marrë të adhuruar të tjerë krahas Allahut. Për këtë kemi shumë ajete në Kuran. Vetë Kurani ka zbritur për të sqaruar këtë shirk të tyre. Arabët fjalën Ilah gjithmonë e kanë kuptuar si dikush që adhurohet. Gjithashtu nuk duhet të përkthehet: Nuk ka të fuqishëm tjetër për krijim dhe shpikje përveç Allahut.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Keshfush shubuhat.

Madhësia e tekstit