Tri synimet e agjërimit të Ramazanit

Tri synimet e agjërimit të Ramazanit

 

  1. Realizimi i teuhidit. Pra, me veprat tona ta adhurojmë/njësojmë Allahun, se vetëm Ai e meriton adhurimin. Allahu ne hadith kudsij ka thënë: “Ai (agjëruesi) lë ushqimin, pijen e dëshirën (për kontakt intim) për hir Timin”. Ashtu siç agjërimi bëhet vetëm për Allahun- dhe nuk ka mundësi të bëhet për dikë tjetër sepse para njerëzve mundesh të ruhesh pak, por jo tërë kohën- ashtu dhe adhurimet e tjera në përgjithësi, besimtari duhet të edukohet që të mos ia kushtojë dikujt tjetër përveçse Atij.
  2. Realizimi i devotshmërisë, frikërespektit ndaj Allahut. Kjo duhet i përmbushur veprat që sjellin kënaqësinë e Allahut dhe duke u larguar nga veprat që sjellin zemërimin e Tij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai njeri që nuk e lë fjalën e keqe dhe të vepruarit me të keqën” pra nuk ka arritur synimin në ngritjen në shkallët e devotshmërisë, “Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijen” d.m.th. nuk synohet vetëm lënia e ushqimit dhe e pijes, se agjërimi nuk është një adhurim formal, rutinë, pa ushqim e pa pirje, mirëpo ka synime më të mëdha sesa kjo. Agjëruesi gjatë ditëve të agjërimit largohet nga një ndalesë e cila është e lejuar muajve të tjerë ose pas iftarit, atëherë duhet të edukohet për arritjen e një qëllimi më të madh në jetë, që është: ngritja në shkallët e devotshmërisë, duke u larguar nga fjalët dhe veprat e këqija.
  3. Forcimi i durimit, të ushtruarit me durim. Si çdo gjë tjetër që ka nevojë njeriu të ushtrohet për të arritur rezultate më të mira, edhe vlerat e virtytet e tjera kanë nevojë për ushtrim, kalitje. Durimi forcohet me agjërim. Kështu forcohet në kryerjen e adhurimeve (e vetë agjërimi është adhurim), në largimin prej ndalesave (gjatë agjërimit ndalohet prej ushqimit, pijes e marrëdhënieve intime) dhe në raportet me njerëzit (të jetë më i përmbajtur, ta kontrollojë vetveten, mllefin e zemërimin, “e nëse e ofendon dikush thotë “Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm“, i thotë zemrës e mendjes së tij si dhe tjetrit).

Këto janë tri objektiva e synime të cilat synohen me agjërimin dhe ne duhet të përgatitemi t’i realizojmë gjatë Ramazanit.

 

Hoxhë Bajram Sefedini – Dersi “Tri qëllimet e agjërimit” – Transkriptim.

Madhësia e tekstit