Vëllai për motrën

  • Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush që kujdeset për dy vajza ose për tri, apo për dy motra ose për tri, derisa të ndahen prej tij apo ai vdes, unë dhe ai do të jemi në Xhenet (afër) si këta dy gishta.” Do ta shoqërojë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem në Xhenet. Allahu i vlerëson lidhjet familjare ndërmjet njerëzve dhe porosit t’i ruajnë ato.
  • Vëllai për motrat:

~Duhet të kujdeset për to nga ana edukative dhe financiare përderisa janë më të vogla.

~Duhet të mbajë lidhje me to përmes vizitave (fizike dhe me thirrje telefonike) edhe nëse janë të martuara apo larg.

~Duhet të qëndrojë e të bisedojë me to, të qajë hallet dhe brengat e tyre, t’i gëzojë me fjalë të mira, t’iu bëjë ndonjë dhuratë dhe t’i këshillojë.

~Duhet të mos i privojë prej trashëgimisë së tyre.

~Të lutet tek Allahu për to.

  • Nëse beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, atëherë sillu mirë ndaj motrave, kujdesu dhe mbaji lidhjet me to. Nuk është gjithçka kjo botë. Sot sheh njerëz që janë dhënë pas dunjasë dhe kanë harruar lidhjet me njerëzit.

Hoxhë Bajram Sefedini.

Transkriptim.

Madhësia e tekstit