11. KËSHILLA TË DOBISHME

Fotoja

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ndryshimet e zemrës janë të shpejta dhe të çuditshme. Ndodh që zemra të kalojë nga mosbesimi në besim dhe nga besimi në mosbesim, brenda një çasti. Allahu na forcoftë! Ndryshimi i zemrës është në varësi të gjërave që e rrethojnë njeriun; gjëja që më së shumti e ndryshon dhe e prish atë është dashuria ndaj jetës së kësaj bote. Pra, dashuria ndaj jetës së kësaj bote është një sëmundje. Çudi me ne sesi lidhemi për të, edhe pse e dimë se është vetëm një kënaqësi e rreme dhe se nëse një ditë gëzohemi, në tjetrën pikëllohemi.” (Tefsir Sureti El-Hadid, 1/373).

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu i mençur e ka për detyrë që vazhdimisht të ruhet nga dënimi e zemërimi i Allahut dhe ta llogarisë veten.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 13/58).

  • “Kujdes nga bartja e fjalëve, sepse ajo është më e mprehtë se shpata.” (Reudatu El-Ukala’, 176).

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mëkatet e pakësojnë besimin e njeriut. Nëse ai pendohet prej tyre, Allahu e do dhe ndodh që gradat e tij të rriten për shkak të pendimit.” (Emradu El-Kulub ue Shifa’uha, 57).

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e bojkoton vëllanë e tij besimtar një vit është sikur ta vriste atë.” (Es-Sahiha, 928).

  • Imam Ibrahim En-Neha’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mjafton si shenjë e dyfytyrësisë për njeriun kur është fqinj i xhamisë dhe nuk shihet në të.” (Fet’h El-Barij, ibn Rexheb, 5/458).

  • “Mos u friko nga vdekja, por nga jeta e vdekur!”

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Feja Islame qëndron mbi dy baza: realizimin e dëshmisë se s’ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është i dërguar i Tij.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 1/310).

  • Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ajo që është haram në fe, nuk bëhet hallall me kalimin e kohës.” (El-Ummu, 4/7).

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Nëse mendjet e disa njerëzve s’mund ta kuptojnë Islamin, atëherë e meta nuk është tek Islami, por te botëkuptimi i tyre ndaj Islamit, sepse feja është e përsosur dhe përfshinë çdo dobi e interes për njerëzit, derisa të ndodhë Kiameti.” (Sherh Risaleti Fadli El-Islam, 50).

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Ndodh që dënimi i varrit t’i ndërpritet besimtarit të vdekur mëkatar (nëse është duke u dënuar), për shkak të lutjes apo lëmoshës së dhënë për të.” (Sherh El-Akide El-Uasitijje, 144).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë përmban leximi i Kuranit me meditim, do të angazhoheshin vetëm me të dhe do të linin çdo gjë tjetër.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/187).

  • Brezat e parë të muslimanëve kur ishin të sëmurë luteshin: “O Allah! Pakësoma dhimbjen e jo shpërblimin!” (Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 3/35).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Gjatë qëndrimit tim në Mekë më shfaqeshin sëmundje të ndryshme dhe nuk gjeja mjek e as ilaç. Kështu që e kuroja veten nëpërmjet leximit të sures El-Fatiha dhe menjëherë e vëreja ndikimin e saj të çuditshëm.” (El-Xheuab El-Kafij, 13).

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jeta në këtë botë është disa ditë të shkurtra, pastaj vjen momenti për t’u larguar dhe përfundon koha e veprimit, e fillon koha e shpërblimit apo e dënimit. Mirëpo ti duro vazhdimisht, në mënyrë që të arrish shpërblimin e duruesve.” (Sherh Esh-Shafije, 4/459).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan rreth edukimi të fëmijëve: “Kur fëmijët fillojnë të flasin, prindërit duhet t’ua diktojnë dëshminë “la ilahe il-lAllah, Muhammedun resulull-llah”. Gjëja e parë që e dëgjojnë le të jetë njohja e Allahut e teuhidi (njësimi) i Tij dhe se Ai është lart mbi Arsh (Fron), i sheh ata dhe i dëgjon fjalët e tyre.” (Tuhfetu El-Meudud, 231).

  • “Flit fjalë të mira dhe takoji njerëzit me fytyrë të qeshur, do të jesh më i dashur tek ta se ai që u jep dhurata.” (Ez-Zuhd, ibn Mubarek).

  • Imam Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur Allahu e begaton me pasuri muslimanin, ai e ka për detyrë të kujtojë vëllanë e tij të varfër besimtar dhe ta ndihmojë prej pasurisë së vet, në mënyrë që të përballojë vështirësitë e jetës. Po ashtu, ai duhet të japë edhe pjesën e obligueshme të pasurisë (zekatin).” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/161).

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu më i mençur është ai që bën vepra të mira dhe frikohet se nuk do t’i pranohen, ndërsa njeriu më kokëtrashë është ai që bën vepra të këqija dhe ndihet i sigurt nga dënimi i Allahut.” (Et-Tebsire, 1/351).

  • Uehb ibn Munebbih (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Besimtari përzihet me të tjerët që të mësojë, hesht që të shpëtojë (nga gabimet), flet (pyet) që të kuptojë dhe vetmohet që të përfitojë.” (El-U’zle, ibn Ebi Ed-Dunja’, 102).

  • Ibrahim ibn Davud (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu në i dobët është ai që nuk mund ta zmbrapsë epshin e vet, ndërsa njeriu më i fuqishëm është ai që mundet ta zmbrapsë epshin e vet.” (El-Muntedham, 13/374).

  • Imam Abdullah ibn Mubareku (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Allahut i ankohemi për vetminë tonë, për largimin e vëllezërve, për ndihmësit e pakët dhe për përhapjen e bidateve!” (El-Bide’u, ibn Ueddah, 84)

  • “Ata që thërrasin për lirinë e femrës nuk e dëshirojnë lirinë e saj, por lirinë e arritjes tek ajo.”

  • A je duke e kërkuar lumturinë? Përkushtoju adhurimit të Zotit tënd.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dije se nëse e zgjedh për bashkëshorte atë që është e kapur për feje, duke e zbatuar kështu këshillën e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Allahu do ta bëjë atë të të duket e bukur, edhe nëse nuk është e tillë.” (Sherh Muslim, 7/239).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Përmendja e Allahut e ndriçon zemrën, fytyrën dhe gjymtyrët. Po ashtu është dritë për njeriun në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në ditën e Gjykimit.” (El-Uabil Es-Sajjib).

  • “Mos e shiko madhësinë e derës, sepse sekreti i saj është te një çelës i vogël!”

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kërkoni nga Allahu dije të dobishme dhe luteni Atë t’ju mbrojë nga dija e padobishme.” (Es-Sahiha, 1511 dhe Sahih El-Xhami’, 3635).

  • Nëna e besimtarëve Aisha (radijAllahu anha) tregon: “I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) më së shumti e urrente gënjeshtrën.” (Sahih El-Xhami’, 4618).

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Pasha Allahun! Sikur të mos prishej natyrshmëria e atyre që e mohojnë lartësinë e Allahut mbi krijesa, do ta dinin një gjë të tillë (se Ai është lart mbi qiell), pa lexuar asnjë libër; sepse për një gjë që aludon natyrshmëria, s’ka nevojë të lexohet.” (Sherh El-A’kide El-Uasitijje, 1/393).

  • Bishr ibn Harith (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Thuaj atij që vrapon pas jetës së kësaj bote: “Përgatitu për poshtërim!” (Hiljetu El-Evlija’, 8/352).

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Namaz i vërtetë është ai që e lidh njeriun me Zotin e vet, në atë mënyrë që posa të hyjë në namaz, zemra nuk i kthehet drejt dikujt tjetër përveç Allahut.” (Sherh Sahih El-Buharij, 7/513).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Secili ajet në Kuran përmban teuhid (njësim të Zotit), dëshmon për të dhe thërret drejt tij.” (Medarixh Es-Salikin, 3/417).

  • Ibrahim ibn Ed’hem (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Çfarë kam të bëj me njerëzit?!

– isha i vetëm në barkun e nënës,

– i vetëm dola në këtë botë,

– i vetëm do të vdes,

– i vetëm do të hyj në varr,

– i vetëm do të pyetem në varr,

– i vetëm do të ringjallem nga varri,

– i vetëm do të merrem në llogari,

– nëse hyj në Xhenet, do të hyj si i vetëm,

– nëse hyj në Zjarr, do të hyj si i vetëm. Pra, në tërë këto, askush s’mund të më sjell dobi. Andaj, çfarë kam të bëj me njerëzit?!” (I’kadh El-Himem, 1/176).

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shpikja në fe (bidati), realisht është tallje me Allahun, sepse ti afrohesh tek Ai me diçka që nuk e ka ligjësuar.” (El-Kaul El-Mufid, 47).

  • Rabi’ ibn Hajthem (Allahu e mëshiroftë) tha: “A dini se çka është sëmundja, ilaçi dhe shërimi?” “Jo” – thanë të pranishmit. Ai tha: “Sëmundja janë mëkatet, ilaçi është kërkimi i faljes nga Allahu dhe shërimi është të pendohesh e të mos kthehesh në mëkate.” (Hiljetu El-Evlija’, 2/108).

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva