Surja en Nas
قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ مَلِكِ ٱلنَّاسِ إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ
- “Thuaj: “Kërkoj mbrojtje/strehë te Zoti i njerëzve,
- Sundimtari i njerëzve,
- i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve,
- nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt)
- e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve,
- (qoftë ai djall) prej xhindëve apo njerëzve!”
-“ قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ – Thuaj: “Kërkoj mbrojtje/strehë te Zoti i njerëzve”. Allahu është Zoti i njerëzve, i engjëjve, i xhindëve, i qiejve dhe i tokës, i diellit dhe i hënës, i çdo gjëje, por për shkak të një urtësie këtu i veçon njerëzit.
-“ مَلِكِ ٱلنَّاسِ – Sundimtari i njerëzve“, Atij të Cilit i takon sundimi më i lartë, veprimi i plotë i pakushtëzuar dhe i pakufizuar në univers.
-“ إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ – i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve”. Ilah- për qëllim është meluh dhe meabud. Zemrat e njerëzve kur e njohin Allahun siç duhet, e adhurojnë me dashuri dhe madhërim.
-“ مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ – nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt)”. Cytje (vesvese) si: iluzione, dëshira të kota, imagjinata, gjëra jo reale, jo ekzistuese etj. “Që fshihet”, që largohet, që e kthen shpinën- qëllimi është kur përmendet Allahu. Pra, djalli bën cytje, e në momentin që përmendet Allahu, ai ikë, largohet.
-“ ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ– e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve”, në zemrat e tyre.
-“ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ – (qoftë ai djall) prej xhindëve apo njerëzve!” Sa i përket cytjeve të djajve prej xhindëve, kjo është e njohur, ndërsa djajtë prej njerëzve sot janë të shumtë, të cilët i zbukurojnë devijimet, të këqijat, mohimin, idhujtarinë etj., saqë këto i depërtojnë njeriut në zemrën e tij. E pastaj kur arrijnë qëllimin e tyre largohen, pra janë khanas.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Derset e tefsirit.