Cilësitë e bashkëshortës së mirë (2)

photo_2019-07-09_17-46-47

Cilësia e dytë:

Ruajtja nga shejtani

Misioni i shejtanit është që njerëzve t’ua çrregullojë jetën, t’ua prishë fenë, apo moralin, apo raportet mes njerëzve, e sidomos raportet mes bashkëshortëve, të prishë dashurinë mes vëllezërve etj. Qëllimi i shejtanit është të bëjë shkatërrime e çrregullime në tokë. Siç ka ardhur në hadith, ai çdo ditë dërgon ushtritë e tij për të realizuar misionin e tij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Iblisi e vendos fronin e tij mbi ujë, pastaj dërgon njësitë e tij ushtarake (për të bërë shkatërrime në tokë). Ai që (prej tyre) arrin pozitën më të afërt tek Iblisi është ai i cili bën shkatërrimet më të mëdha në tokë (mes njerëzve). Njëri prej tyre vjen tek ai dhe i thotë: “Kam vepruar këtë e këtë”, e ai ia kthen: “S’ke vepruar gjë.” Vjen një tjetër i thotë: “Nuk i jam ndarë filanit (me vesvese, cytje, fitne) derisa e kam ndarë nga gruaja e tij.” Atëherë Iblisi e afron atë dhe thotë: “Ti je ushtari i duhur (që kryen punë).” Muslimi.

Bashkëshortët duhet të jenë të vëmendshëm në këtë çështje dhe ta kuptojnë mirë se e kanë një armik të fshehur i cili i sheh e ata nuk e shohin atë. Shejtani vazhdimisht u bën vesvese, cytje, kurthe e intriga, derisa të mbjellë armiqësi, ngatërresa e mospajtime mes tyre. Pra, prej cilësive të gruas së mirë është se ajo gjithmonë ruhet dhe i kushton vëmendje mos rënies në kurthet e shejtanit, mospranimit të veseve, joshjeve e cytjeve të tij, nuk lejon që shejtani të hedhë vesvese në zemrën e saj, e nëse e dëgjon dhe i bindet shejtanit pastaj pasojat janë të mëdha, do të prishen raportet mes dy bashkëshortëve e kështu shkatërrohet familja. Siç e dimë, shumë prej familjeve dhe martesave janë shkatërruar kur anëtarët e familjes i janë bindur  apo i kanë dëgjuar cytjet e shejtanit. Sikur secili të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar e të mos i pranojë cytjet e tij, nuk do të ndodhnin përçarje e ndasi. Anëtarët e shtëpisë muslimane kanë nevojë ta mbrojnë veten e tyre me të gjitha shkaqet e ruajtjes prej shejtanit dhe shkaqet e largimit të tij prej shtëpisë (të cilat kanë ardhur në sunet).

Hoxhë Lulzim Perçuku – Dersi “Cilësitë e bashkëshortës së mirë”.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva