Dobitë e istigfarit

Dobitë e istigfarit

—Falja e mëkateve.

Allahu thotë në një hadith kudsij: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime gjatë ditës dhe natës. Unë jam Ai që i fali të gjitha mëkatet. Prandaj, kërkoni falje nga Unë, që t’ua fal ato!”

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, atëherë Allahu do t’iu zhdukte dhe do të sillte një popull tjetër i cili do të bënte mëkate dhe do t’i kërkonin falje Allahut e Ai do t’ua falte mëkatet.”

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zoti ynë zbret në qiellin e dunjasë në pjesën e tretë të natës (fundi i natës) dhe thotë: “Kush është ai që më kërkon falje që Unë ta fali?!”

—Hapja e derës së furnizimit dhe mbyllja e derës së varfërisë.

—Furnizimi me fëmijë, shtimi i fëmijëve.

—Shtimi i pasurisë, rrjedhja e lumenjve, pjelloria e tokës.

Siç ka ardhur në një ajet kuranor: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” Nuh 10-12.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

Madhësia e tekstit