Presioni prej të tjerëve pse kam vetëm vajza
Injoro fjalët që t’i thonë dhe angazhohu me gjëra të dobishme.
Duhet të jesh e kënaqur që Allahu ta ka hapur një derë të Xhenetit (nëse i përmbahesh detyrës siç duhet). E jo të mërzitesh prej fjalëve të njerëzve, ngase ata nuk e mendojnë siç duhet këtë gjë, kanë injorancë rreth fesë dhe gjykojnë me traditat e rrethit.
Nëse njeriu është i kënaqur me caktimin e Allahut, Ai i jep kënaqësi dhe bereqet në atë që ia ka dhënë.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i rrit tri vajza, i edukon dhe kujdeset për to, fiton Xhenetin.” E kanë pyetur: “Edhe dy?” Ka thënë: “Edhe dy.”
“Një vajzë e mirë është më e vlefshme se dhjetë djem të cilët nuk janë të mirë.”
Nëse Allahu i jep dikujt vajza, elhandulilah, nëse i jep djem elhamdulilah, nëse i jep vajza e djemë elhamdulilah. Ne jemi muslimanë dhe i dorëzohemi vendimeve dhe gjykimeve të Allahut.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim

