- Disa gjëra pas vdekjes së personit
-Është prej bidateve mbajtja e 52-ve, dhe nuk pranohet tek Allahu, është mundë i çuar kot, por dhe ka mëkat ai që i vepron ngase bidatet dërgojnë në humbje e humbja dërgon në zjarr. Nëse do të ishte kjo gjë e mirë padyshim do ta kishte vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij. Ai vazhdimisht ka tërhequr vërejtjen kundër bidateve. Gjithashtu mbajtja e qilimeve është prej bidateve.
-Ai shpenzim i planifikuar si ushqim në këtë organizim duhet të jepej si lëmoshë për të vdekurin, që shpërblimi t’i shkojë atij.
-Çfarë nuk lejohe prej veprave që shpërblimi t’i shkojë të vdekurit? Nuk lejohet: leximi i Kuranit, falja e namazit nafile, agjërimi nafile etj.
-Çfarë ligjësohet prej veprave nga të gjallët për të vdekurin? 1. Lëmosha e dhënë për të vdekurin: Dhënia ujë (çdo forme, p.sh.: hapja e bunarëve, ujësjellësi, qoftë për dikë apo për xhami). Të jetë lëmoshë rrjedhëse, e vazhdueshme, kjo është më e mira. Te lëmosha përfshihen të gjitha llojet e saj. Gjithashtu kryerja e haxhit apo umres për të vdekurin, apo futja e tij në nijetin e Kurbanit që theret për Bajram. 2. Lutja, që Allahu ta falë e ta mëshirojë, t’ia ndriçojë e zgjerojë varrin dhe t’ia bëjë kopsht prej kopshteve të xhenetit etj. Lutja është prej bamirësisë dhe mirësjelljes ndaj prindit pas vdekjes.
-Të mos ruhen gjërat dhe rrobat e të vdekurit. Çdo gjë që përtërinë mërzinë dhe e kujtojnë të vdekurin duhen larguar (p.sh. t’u jepen nevojtarëve), ngase besimtarit i ndalohet të vazhdojë të mërzitet për të vdekurit (i lejohet deri në një masë), jo të jetë e përditshme duke u rritur kjo mërzi, jo sa herë që sheh rrobat apo gjërat të tjera personale t’i shtohet mërzia; nëse ndodh kështu atëherë ato gjëra duhet të largohen, sidomos sa i përket fotografive. Ato duhet të prishen, të asgjësohen. Më herët ka qenë më evidente mbajtja e albumeve me fotografi dhe kur kanë dashur ta kujtojnë të vdekurin i kanë shfletuar fotografitë, dhe kjo shton mërzinë. Ndërsa, fshirja e fotografive digjitale është më e lehtë (sepse fshihen me një klikim).
-Nëse i vdekuri sa ka qenë gjallë nuk ka arritur të agjërojë Ramazanin (apo ndonjë ditë) për arsye sheriatike (ka qenë i sëmurë, apo gruaja me menstruacione etj.) dhe i ka lënë t’i bëjë kaza, por e ka nxënë vdekja, atëherë familjarët mund të agjërojnë për të apo t’i paguajnë me ushqim ndaj të varfërve.
-Prej respektit ndaj prindit pas vdekjes së tij është respektimi i shoqërisë së tij (djali respekton shokët e babait, vajza respekton shoqet e nënës) dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.