Surja et Tin – Komentim
بِّسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيْتُونِ وَطُورِ سِينِينَ وَهَٰذَا ٱلْبَلَدِ ٱلْأَمِينِ لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ فِىٓ أَحْسَنِ تَقْوِيمٍۢ ثُمَّ رَدَدْنَٰهُ أَسْفَلَ سَٰفِلِينَ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍۢ فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِٱلدِّينِۢ أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَحْكَمِ ٱلْحَٰكِمِينَۢ
- Për fikun dhe ullirin,
- për malin e Sinait
- dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)
- Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
- pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
- përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
- Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
- A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!
Komentimi
“ وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيْتُونِ – Për fikun dhe ullirin“,
” وَطُورِ سِينِينَ – për malin e Sinait“, është mali ku i ka zbritur Shpallja Musës alejhi selam. Sinin –që ka bereqet të madh.
” وَهَٰذَا ٱلْبَلَدِ ٱلْأَمِينِ – dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)”, gjithmonë Meka ka qenë vend i sigurt dhe ai është vendi më i dashur tek Allahu, me pozitën më të lartë. Meka është vendi në të cilin i ka zbritur Shpallja Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Allahu betohet në këto katër gjëra. Pas kësaj Allahu tregon se pse sjellë këto betime:
“ لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ فِىٓ أَحْسَنِ تَقْوِيمٍۢ – Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer”. Qëllimi: në trajtën e formën më të mirë si krijesë, por gjithashtu në natyrshmërinë e tij. Nuk ka krijesë më të mrekullueshme e më të bukur sesa biri i Ademit – njeriu. E krijesat e tjera janë nën këtë.
” ثُمَّ رَدَدْنَٰهُ أَسْفَلَ سَٰفِلِينَ – pastaj e çuam atë në gjendjen më të ulët“, kemi dy kuptime:
-kur kthehet në pleqëri të shtyrë; sa më shumë që shton vite aq më shumë ndryshon e përkeqësohet, sa i përket forcës, formës, bukurisë etj.
– kur devijon e lë rrugën e Allahut, pasi ka qenë në pozitë të lartë të besimit, dijes e adhurimit.
” إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍۢ – përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera” – kemi përjashtim nga ajeti paraprak. D.m.th.: përveç këtyre: të cilët nuk kthehen në gjendjen më të ulët ngase janë të kapur për besim dhe vepra të mira, e kështu vazhdojnë deri në vdekje.
“pandërprera” vazhdimisht u vjen shpërblimi në ahiret.
“فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِٱلدِّينِ – Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?” – I drejtohet njeriut. Din- atë që na ka urdhëruar prej fesë, pra të adhurohet Allahu, të kryhen urdhrat e Tij, gjëra të cilat nuk lejohet të quhen gënjeshtra. Nëse njeriu i kthehet vetes së tij dhe sheh se Allahu e krijoi në formën më të mirë, me natyrshmërinë më të mirë (e ka në natyrshmëri besimin tek Allahut), atëherë do t’i shtohet besimi në Allahun, në Librin e Tij dhe Lajmet që ka sjellë në të e të cilat i pati sjellë edhe më herët përmes të Dërguarve të Tij.
” أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَحْكَمِ ٱلْحَٰكِمِينَ– A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!” Ka ardhur në formë të pyetjes për të treguar vërtetim, se gjithsesi Ai është Gjykatësi më i drejtë.
-Ahkem – emër superlativ që tregon se Allahu është më i miri e më i përsosuri në drejtësi. D.m.th: Allahu e ka gjykimin më të madh, askush nuk mund ta kundërshtojë në vendimin e gjykimin e Tij, apo Allahu është më i Urti, me urtësinë më të lartë, më të përsosur, në ligjet e dispozitat e ligjësuara të cilat janë plotë dije, urtësi e drejtësi.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.