𝗗𝗛𝗜𝗞𝗥𝗜 𝗣𝗔𝗦 𝗡𝗔𝗠𝗔𝗭𝗜𝗧 𝗙𝗔𝗥𝗭
Dhikri i gjashtë
Transmetohet te Nesaiu dhe Ibën Suni se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush e këndon Ajetul kursij1 pas çdo namazi (farz),2 atë nuk e pengon nga hyrja në xhenet përveçse vdekja.”3
ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْحَىُّ ٱلْقَيُّومُ ۚ لَا تَأْخُذُهُۥ سِنَةٌۭ وَلَا نَوْمٌۭ ۚ لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ مَن ذَا ٱلَّذِى يَشْفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذْنِهِۦ ۚ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ ۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَىْءٍۢ مِّنْ عِلْمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَ ۚ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ ۖ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفْظُهُمَا ۚ وَهُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْعَظِيمُ.
1. Është quajtur kështu sepse aty përmendet Kursi-u.
2. Ajetul kursi nuk lexohet pas namazeve nafile. Ky ajet është prej ajeteve më madhështore në Kuran ngase përmban Emra dhe Cilësi madhështore të Allahut dhe përmban të tri llojet e teuhidit.
3. Menjëherë pasi të vdesësh hyn në xhenet (nuk mund të hysh në xhenet pa vdekur). Kjo është pengesa e vetme. Mirëpo, është fjala për një hyrje të veçantë, që ndodh në jetën e varrit (nuk është fjala për atë hyrjen e tërësishme dhe përfundimtare në xhenet, pas llogaridhënies).
Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.