A ekzistojnë zanat dhe lugetërit?

A ekzistojnë zanat dhe lugetërit?

Nuk ka krijesa të tilla. Krijesat që ekzistojnë janë: engjëjt, xhindët dhe njerëzit. Jashtë këtyre nuk ka krijesa të tjera. Allahu nuk ka zbritur argument në Kuran se ekzistojnë krijesa të tjera përveç këtyre.

Mirëpo, ka mundësi që zanat të jenë xhindë apo xhindesha, të cilët u janë paraqitur njerëzve në forma të ndryshme, ndërsa ata i kanë emërtuar me këtë emër (zana). Allahu e di më mirë.

Prej botës që ne nuk e shohim, janë engjëjt dhe xhindët. Allahu ua ka dhënë mundësinë atyre që të marrin forma të tjera të krijesave, apo t’iu paraqiten njerëzve në këtë formë (si zana), pra ata i shohin të këtillë, në një formë tjetër.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit