A është mëkat nëse gjatë dhikrit që bëhet pas namazit, të shtojmë më shumë sesa që ka ardhur në sunet?

A është mëkat nëse gjatë dhikrit (pyetësi thotë: tespiheve) që bëhet pas namazit, të shtojmë më shumë sesa që ka ardhur në sunet?

Nuk thuhet tespih, por thuhet dhikër pas namazit (farz). E forma e dhikrit pas namazit ka ardhur në disa forma:

-33 herë subhanAllah, 33 elhamdulilah, 33 Allahu e ekber, duke e përmbyllur me të njëqindtën herë me fjalët “La ilahe il-lAll-llahu wahdehu la sherike leh, lehul mulku we lehul hamdu, we huwe ale kul-li shejin kadir”;

-33 herë subhanAllah, 33 elhamdulilah, 34 Allahu ekber;

-10 herë subhanAllah, 10 elhamdulilah, 10 Allahu ekber;

-11 herë subhanAllah, 11 elhamdulilah, 11 Allahu ekber;

-25 herë subhanAllah, 25 elhamdulilah, 25 Allahu ekber, 25 La ilahe il-lAll-llahu wahdehu la sherike leh, lehul mulku we lehul hamdu, we huwe ale kul-li shejin kadir.

Cilëndo prej tyre që e vepron lejohet. Kjo është prej sunetit. Madje është mirë siç thotë Shejkh Uthejmin rahimehullah që personi të mos i përmbahet gjithmonë veç njërës formë prej këtyre dhikreve, por të kombinojë mes tyre, duke e zbatuar sunetin gjatë jetës së tij, ashtu siç është transmetuar. Për të gjitha këto dhikre shpërblimi është i njëjtë ashtu siç ka ardhur në hadith se “fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”. E nuk thuhet: “Nuk po i them këto që janë më pak në numër (10 herë) sepse dhikri me 33 herë ka më shumë shpërblim”, ngase shpërblimi është i njëjtë. Madje, nëse personi e bën dhikrin duke pasur si qëllim praktikimin e sunetit, ka shpërblim edhe më shumë. Duhet përmbajtur numrit që ka ardhur në sunet. Vetë fakti se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka caktuar numrin, këtu fshihet një sekret, e ai e di më së miri se pse e ka caktuar. Duhet munduar po ashtu që personi të mos habitet gjatë bërjes së dhikrit. Andaj, dhe duhet numëruar me gishta. Kur i bën me gishta nuk hutohesh. Nëse ndodh që të janë përzier, atëherë e le atë që është më e sigurta, p.sh.: nuk e di a i ke thënë 32 apo 34 herë, atëherë e le se i ke thënë 32 herë ngase kjo është më e sigurt dhe shton edhe një duke i bërë 33 herë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit