A është nëna mahrem?

A është nëna mahrem?

A është nëna mahrem?

Jo, nëna nuk është mahrem. Mahremi është mashkull. Femrat nuk bëhen mahrem të femrave. Sikur të ishte ashtu, nuk do të ishte e nevojshme të ketë mahrem.

Qëllimi është që femra të ketë një përcjellës (uelij/kujdestar të saj, si: babai, burri, vëllai etj.) me vete që e mbron atë, ngase mashkulli është mbrojtës i femrës. Kjo është ajo që na mëson Islami. Burrat janë ata që kujdesen, i kanë në përgjegjësi dhe i mbrojnë gratë. Këtë nuk e mohon askush përveç atyre që janë goditur me fitnen e feminizmit, e që zakonisht femrat janë prekur me të, thonë “Jemi të barabartë, pse duhet të kemi përcjellës?!”. Këto janë pasojat e kësaj ideologjie të re.

Përkundrazi, në Islam gruaja duhet ta ketë me vete një përcjellës/mahrem kur udhëton ngase ai e mbron. Ajo është e dobët, dhe po nuk pati një burrë pas vete që e mbron atë, atëherë shumë lehtë mund të ekspozohet ndaj rreziqeve.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.