A është obligim sexhdja e leximit, sa sexhde bëhen dhe çfarë thuhet?

A është obligim sexhdja e leximit, sa sexhde bëhen dhe çfarë thuhet?

Jashtë namazit:

Pas leximit të atyre ajeteve të sexhdes, është sunet bërja e sexhdes. Thua “Allahu ekber” dhe bien në sexhde. Mund të thuash ato dhikre që i thua në sexhden e namazit (subhaneRabbijel ale, dhe të tjera që thuhen në sexhde). Kur ngrihesh nga sexhdja nuk thua “Allahu akber”, por veç ngritësh. Pra, personi e bën veç një sexhde. Nuk është kusht të kthehesh nga Kibla, as të kesh abdes dhe as të vihet mbulesa (nga femrat). Kjo sexhde nuk është si sexhdeja e namazit, por është lavdërim ndaj Allahut. Andaj, Allahu lavdërohet edhe në kohë të tjera jashtë namazit, si: duke bërë dhikër, duke e madhëruar atë, pa qenë kusht abdesi apo mbulesa. Andaj edhe sexhdja e leximit është e këtij lloji.

Brenda namazit:

E nëse personi është në namaz dhe e lexon ajetin e sexhdes, atëherë thotë “Allahu ekber” kur shkon në sexhde dhe kur ngrihet prej saj, ngase kanë ardhur hadithe të tjera të cilat tregojnë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë “Allahu ekber” për çdo lëvizje në namaz. Nuk ka argument se ngrehen duart në këtë rast gjatë shkuarjes dhe ngritjes nga sexhdja e leximit.

Po ashtu, nuk është e nevojshme të bëhet ulja e pushimit pasi e kryen atë, mirëpo personi çohet direkt në këmbë. Ulja e pushimit ka ardhur veç mes rekateve të namazit.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit