A jepet këshilla me mburrje?

A jepet këshilla me mburrje?

Njeriu, kur e jep këshillën, duhet ta japë për hir të Allahut. Këshilla është adhurim dhe vepër e mirë. Dijetarët thonë që kurrë të mos i nënçmosh të tjerët. Nëse Allahu ta mundëson të agjërosh një ditë për hir të Allahut, mos e nënçmo atë që nuk agjëron, apo nëse ta mundëson të falësh namaz të natës, mos i nënçmo ata që janë duke fjetur, apo ta mundëson të japësh sadaka, mos i nënçmo ata që nuk e bëjnë këtë, ngase ti nuk e di se cili është më parësor për të hyrë në xhenet, apo se çfarë vepra të tjera të mira kanë e të cilat ti nuk i di se i veprojnë ata.  Andaj, nuk lejohet që njeriu ta ngritë vetën më lartë se të tjerët. Është prej mëkateve të mëdha kur njeriu ka vetëpëlqim. Ngjashëm është dhe te këshillimi. Nuk bën ta japësh këshillën për shkak se e konsideron vetën më të dijshëm sesa të tjerët. Por, duhet ta bësh për hir të Allahut. Me besimtarin duhet të jesh modest, i thjeshtë, siç kanë qenë sahabët. E jo të jesh i ashpër, apo të sillesh me mburrje, apo me kryelartësi, kjo nuk lejohet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit