A lejohet për femrën të dalë në xhami të bëjë dawet?

https40.media.tumblr.com7dcb0d72bdc166e34cc488e75ce917f2tumblr_mgxtgqr0gM1qb0bzxo1_1280

 

 

Sipas mendimit të shejkh Uthejminit dhe shejkh Albanit, Allahu i mëshiroftë, femrës nuk i lejohet të bëjë dawet në xhami. Kjo është prej bidateve. Femra nuk bën të bëjë dawet jashtë shtëpisë siç bëjnë burrat, duke caktuar kohë dhe orare të derseve, duke i mbledhur gratë. Kështu nuk bën. Mirëpo bën dawet në shtëpi, ose duke i thirr në shtëpinë e saj gratë e tjera, ose e caktojnë ndonjë shtëpi të njërës nga gratë e tjera dhe ajo shkon aty për të folur për fe.

Përngjasimi i grave me burrat në këtë aspekt, duke dal prej shtëpisë të bëjë dawet, nuk ka ekzistuar te selefi. Gratë nuk kanë bërë dawet në këtë formë. Andaj ata thonë është prej bidateve. Nuk u lejohet grave të kësaj kohe të veprojnë në këtë formë. Tashmë mundësitë janë të mira, ku prej shtëpisë mund të kyçesh në programe të ndryshme dhe t’iu shpjegohet feja motrave të tjera, kështu secila nga shtëpia e vet mëson për fenë e Allahut. Dhe kjo është një mirësi prej Allahut të cilën ne duhet ta shfrytëzojmë për të mirë.

Gruaja lë prej punëve të shtëpisë për të bërë dawet aq sa nuk e lë keq burrin dhe fëmijët. Ajo duhet të dijë se prioritet e ka kujdesin ndaj burrit dhe fëmijëve. Nuk bën të lë keq burrin dhe fëmijët për shkak të dawetit. Daweti për gruan nuk është farz/obligim, por është gjë e pëlqyeshme. Ndërsa kujdesi ndaj burrit dhe fëmijëve është farz. Andaj nuk i jepet përparësi çështjes e cila është e preferuar ndaj çështjes e cila është obligim. Ajo i kryen punët e shtëpisë, dhe nëse i mbetet kohë e lirë, atëherë e shfrytëzon për dawet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva