A lejohet që burri ta lajë xhenazen e gruas së tij të vdekur?

A lejohet që burri ta lajë xhenazen e gruas së tij të vdekur?

Mendimi më i saktë i dijetarëve është se lejohet që burri t’ia lajë xhenazen gruas. Madje më e mira është që ai ta lajë atë, apo anasjelltas. Ata dijetarë që e kanë ndaluar këtë nuk kanë argument. Kanë thënë se martesa është kontratë ku me vdekjen e njërit prej dy bashkëshortëve, ajo ndërpritet. Kjo nuk është e vërtetë. Ne e dimë se nëse burri e gruaja vdesin si besimtarë të mirë, do të jenë burrë e grua edhe në xhenet. Nuk ndërpritet lidhja mes tyre.

Dijetarët që e lejojnë larjen e xhenazes mes dy bashkëshortëve, e preferojnë që burri ta lajë xhenazen e gruas së tij të vdekur duke mos e lejuar dikë tjetër ta bëjë atë gjë, sepse çdokush prej grave që e lanë xhenazen e saj, duhet t’i mbulojë pjesën e avretit të saj, kurse burrit të saj i lejohet ta shikojë dhe ta lajë sikur që i është lejuar sa ka qenë gjallë, dhe e kundërta kjo lejohet për gruan kur e lan burrin e saj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit