A lejohet ta pastrojnë mashkullin motrat medicinale?

Pyetje: Në rast se i sëmuri nuk mund të pastrohet vetë, a lejohet që ta pastrojnë motrat medicinale duke e patur parasysh që duhet t’i bëhet zbulimi i pjesëve të turpshme të trupit?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në rast domosdoshmërie dhe në mungesë të meshkujve lejohet që motra medicinale t’i shohë pjesët intime të trupit të të sëmurit, duke u bazuar në fjalën e Allahut: “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni”, Por në rast se këtë mund ta kryejë një mashkull, atëherë është e ndaluar që ta kryejë femra.

26/345, Komisioni në përbërje të:

Abdulaziz ibën Baz, Abdulaziz ibënKu’ud, Abdullah ibën Gudejjan, Salih el Feuzan, Bekër Ebu Zejd.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit