A lejohet të marr abdes duke i larë gjymtyrët nga një herë, apo nga dy herë, apo nga tri herë?

A lejohet të marr abdes duke i larë gjymtyrët nga një herë, apo nga dy herë, apo nga tri herë?

Po, të gjitha këto forma janë të lejuara. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka marrë abdes duke i larë pjesët e abdesit nga një herë, nga dy herë e nga tri herë. Në një tjetër transmetim thotë se ai salAllahu alejhi ue selem ka përzier mes këtyre, duke i larë disa nga një, disa nga dy e disa nga tri herë. Është pyetur shejkh Abbadi (Allahu e ruajttë) se nëse personi merr abdes tërë jetën duke i larë pjesët e abdesit vetëm nga një herë, a e kundërshton sunetin me këtë, e ai është përgjigjur se jo, sepse kjo është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Nëse njeriu merr abdes duke i larë pjesët e abdesit veç nga një herë, nuk ka të keqe. Nëse merr abdes duke përzier mes numrit të larjeve, disa një herë, disa dy herë e disa tri herë, nuk ka të keqe.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.