A lejohet të ecët mbrapshtë kur e lëmë Qabenë duke mos ia kthyer shpinën?

A lejohet të ecët mbrapshtë kur e lëmë Qabenë duke mos ia kthyer shpinën?

Ky veprim nuk ka bazë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka dalë nga Qabeja normalisht dhe nuk transmetohet se ka ecur me fytyrë nga ajo, duke mos ia kthyer shpinën. Përkundrazi, është gjë e lejuar t’i kthehet shpina.

Vetë hanxhinjtë ia kthejnë shpinën asaj pasi e kryejnë tavafin dhe nisen për Safa e Merva, në këtë rast patjetër se do t’ia kthejnë shpinën sepse nuk mund të ecin mbrapshtë.

Disa njerëz, duke u munduar të tregojnë respekt për Qabenë kalojnë në bidate në fenë e Allahut. Respekti ndaj Qabesë është: të mos shash kur je aty, mos t’i ofendosh të tjerët, të mos veprosh gjynahe, të mos i prekësh pemët aty, zogjtë. Kjo është mënyra se si shenjtërohet Qabeja, e jo të vihet me gjëra të reja pa bazë në sunetin profetik. Sikur ky veprim të ishte vepër e mirë, atëherë do të na kishte paraprirë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit