A lejohet të falem në shtëpi me një mbulesë që i thekson pjesët e trupit?

A lejohet të falem në shtëpi me një mbulesë që i thekson pjesët e trupit?

Pyetje: A lejohet të falem në shtëpi me një mbulesë që i thekson pjesët e trupit?

Përgjigje: Gruaja, edhe kur të falet duke qenë vetëm, duhet ta ketë mbulesën e gjerë e cila nuk ia thekson pjesët e trupit. Disa dijetarë thonë se më së miri për të është që edhe në shtëpi të falet me xhilbab (me mbulesë të gjerë); ashtu siç del nga shtëpia ashtu duhet të falet në shtëpi.

E nëse mbulesa ia thekson pjesët e trupit kjo nuk bën. Namazi in shaa Allah i pranohet, mirëpo e ka të mangët atë për aq sa i theksohen pjesët e trupit.

Ngjashëm vlen dhe për burrat nëse veshin pantallona të ngushtë. Ka mendime të dijetarëve se ai që falet me pantallona të ngushtë duke iu përshkruar avreti, nuk i pranohet namazi. Mirëpo, mendimi më i saktë është se i pranohet in shaa Allah, porse është i mangët.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Derset live.