A lejohet të njoftohet në rrjetet sociale për vdekjen e dikujt?

a52476fc-2c5b-49bc-9335-8bf40f749c7a

A lejohet të njoftohet në rrjetet sociale për vdekjen e dikujt?

Nëse qëllimi është pjesëmarrja e njerëzve në namazin e xhenazes dhe të luten për të vdekurin, nuk ka të keqe. Kështu e kanë shtjelluar dijetarët. Pra, nuk është prej lajmërimit të xhahiljetit gjë të cilën e ka ndaluar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Në xhahiljet, kur ka vdekur dikush, e kanë lajmëruar vdekjen e tij duke e vënë dikë në krye të fshatit dhe ai i ka lexuar veprat e mira që i ka lënë (ka qenë kështu e ashtu…), duke e lavdëruar të vdekurin, dhe ka lajmëruar se ka vdekur. Kjo ndalohet.

Nëse në këtë formë bëhet edhe në rrjetet sociale, është e ndaluar. E nëse është veç një lajmërim që të tjerët sa më shumë të marrin pjesë në namazin e xhenazes dhe që kush e dëgjon lajmërimin të lutet për faljen e tij, kjo nuk ka të keqe; qoftë në rrjetet sociale, apo viber, apo në celular.

Me këtë gjë përfiton i vdekuri, siç ka ardhur në një hadith, që nëse në namazin e xhenazes merr pjesë një numër i madh i njerëzve të cilët nuk i bëjnë shirk Allahut, u pranohet lutja që e bëjnë për të.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva