Ajtul Kursij përmban 5 Emra të Allahut dhe shumë Cilësi

Ajtul Kursij përmban 5 Emra të Allahut dhe mbi 26 Cilësi

Emrat: Allah, El Hajj, El Kajjum, El Alijj dhe El Adhim.

Cilësitë:

Prej Emrit Allah pohohet Cilësia: Allahu është i veçuar me uluhije, Ai e meriton adhurimin i Vetëm dhe se askush tjetër nuk është meritor të adhurohet përveç Atij.

Prej Emrit të Allahut el Hajj – i Gjalli, i Përhershmi, pohohet Cilësia: Jeta e Allahut (është Cilësi e Qenies së Allahut), e cila është e plotë, e përkryer, e përhershme, e vazhdueshme, asaj nuk i ka paraprirë mosekzistenca, nuk e pason zhdukja apo mosekzistenca, dhe nuk i takon dobësia. Kjo

Prej Emrit të Allahut el Kajjum – Mbajtësit të gjithçkaje (Ai qëndron vetvetiu dhe gjithashtu i mban krijesat e Tij, askush nga to nuk mund të ekzistojë dhe qëndrojë pa Allahun) pohohet Cilësia: Ai mban gjithçka. Ky Emër dhe kjo Cilësi tregon se Allahu është i Pafillim dhe i Pambarim.

Te ajetul Kursij mohohet kjo cilësi negative: Dremitja dhe gjumi. Allahun nuk e kap as dremitja e as gjumi, ngase Ai është i përsosur në jetën e Tij dhe Ai është mbajtësi i gjithçkaje. Kjo tregon se Ai është i pastër prej cilësive që tregojnë mangësi (gjumi, dremitja, nevoja për të tjerët, paaftësia etj.).

Tek ajetul kursij pohohen gjithashtu këto Cilësi:

Gjithçka është nën sundimin e Allahut.

Ai, i Vetmi, veçohet me Sundim.

Fuqia dhe përsosmëria e pushtetit të Allahut. Allahu mohon se dikush prej krijesave ka mundësi të ndërmjetësojë pa lejen e Tij.

Allahu është lartë, mbi krijesat e Tij (e nuk është në çdo vend).

Leja e Allahut. Kur Allahu jep leje atëherë dikush mund të ndërmjetësojë.

Dija gjithëpërfshirëse e Allahut.

Allahu nuk e harron atë që ka kaluar, Ai e di atë, Atij i mohohet harresa, gjithashtu Ai nuk është i padijshëm për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Ai nuk është i pavëmendshëm kurrë. Ai di çdo gjë të kaluar dhe të ardhme, Ai e ka ditur atë para se të ndodhë.

Madhështia e përsosur e Allahut, askush nga krijesat e Tij nuk ka mundësi të përvetësojë dijen e Tij.

Dëshira e Allahut.

Kursiu e Allahut. Ajo ka përfshirë tërë universin, qiejt e tokën (është më e madhe se universi). Krahasimi i universit me kursiun është sikur një unazë që hedhet në shkretëtirë. Kursiu është krijesë e Allahut.

-Madhështia e Allahut, Forca dhe Fuqia e Allahut.

Përsosmëria e dijes dhe mëshirës së Allahut dhe se Ai i ruan e kujdeset për krijesat e Tij.

-Lartësimi i Allahut. Ai është i Larti. Ai është mbi krijesat me Qenien e Tij. Gjithmonë do të jetë mbi to.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit