Bazat e ndërtimit të familjes së lumtur 2

Cilat janë këto baza të cilat familjes ia sigurojnë qetësinë dhe lumturinë? Ato të gjitha merren prej Kuranit e sunetit.

2.Njohja mirë e jetës bashkëshortore.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kërkimi i dijes fetare është obligim për secilin musliman dhe muslimane.” Kur të dy bashkëshortët e kuptojnë jetën bashkëshortore dhe natyrën e saj brenda familjes, atëherë kjo siguron shpëtimin dhe lumturinë nga gjërat e këqija, lënduese, që prishin qetësinë shpirtërore, dhe kjo i shpëton nga mosmarrëveshjet, grindjet e polemikat e ndryshme. Dija fetare dhe edukata sheriatike i gdhend njerëzit, i edukon dhe i bën të gatshëm për të hyrë në këtë jetë të re- jetën martesore. Andaj, burri, fillimisht duhet të dijë mbi obligimet e tij karshi gruas së tij, se çfarë i lejohet e çfarë i ndalohet, të dy bashkëshortët duhen të dinë se cili është roli i tyre në familje, se cilat janë obligimet sheriatike me të cilat ngarkohen. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë dija është ajo që gjen zgjedhje në këtë mes, ajo që të mëson nivelet e trajtimit të problemeve familjare. Bashkëshorti duhet të dijë ato gjëra që ndërlidhen me natyrën femërore dhe ato të cilat i shfaqen veçanërisht gjatë periudhës së ciklit menstrual (ndodh të ketë ndryshime në sjellje dhe raport).

 

Hoxhë Petrit Perçuku – Dersi “Ndërtimi i familjes së lumtur” – Transkriptim.

Madhësia e tekstit