Bereqeti

Bereqeti

• Bereqet d.m.th. hajër i madh, dobi e madhe, e vazhdueshme.

• Atë e jep vetëm Allahu, askush tjetër.

• Njeriu, sa më afër Allahut të jetë me adhurime, aq më i bereqetshëm është. Sa më larg Allahut me adhurime, aq më pak ka bereqet.

• Kërkimi i bereqetit është:
1. I lejuar.
2. I ndaluar.

Lloji i lejuar është vetëm me argument nga Allahu. Prej gjërave që janë të bereqetshme nga Allahu:
1. Fjala: siç është Kurani, dhikri.
2. Vepra: namazi me xhemat, kërkimi i dijes, shpërndarja e saj.
3. Rrethana: ngrënia duke filluar te skaji.
4. Vende: xhamitë (veçanarisht Qabja, xhamia e Pejgamberit në Medine dhe mesxhid el Aksa), Arafati, Muzdelife etj., të cilat bëhen të dalluara për shkak të adhurimeve (namaz, dua, dhikër, lexim i Kuranit) që bëhen aty.

•Koha: Ramazani, dita e xhuma (kjo lidhet me veprat e adhurimet që bëhen në to).

•Disa individë: nuk ka trupa të bereqetshëm përveç trupave të Pejgamberëve. Të tjerët janë të zakonshëm, mirëpo janë të bereqetshëm për shkak të veprave të tyre, dijes së tyre, moralit të tyre.

•Kërkimi i ndaluar i bereqetit:
1. Shirk i madh (kur kërkohet bereqet prej grurit, apo drurit, me bindjen se ndikojnë vetvetiu).
2. Shirk i vogël (kur kërkon bereqet te një gjë apo person (pa argument) me bindjen se është shkak/mjet ndërsa Allahu e çon bereqetin).
3. Bidat, e ndaluar (kur kërkon bereqet te diçka nga keqkuptimi apo keqinterpretimi, p.sh.: mendon se xhamia ka bereqet dhe e prek, fërkohet për të, e puth, apo Qabja (ndërsa ato janë të bereqetshme në kuptimin se aty bëhen adhurime), apo tyrbet e teqetë, apo varri i filanit (gjëra që nuk kanë argumente). etj.

Hoxhë Bajram Sefedini – Transkriptim.

Madhësia e tekstit