Besimi në vdekje përfshin disa çështje:
♦ Vdekja është një gjë e vendosur prerazi nga Allahu për çdokënd që jeton nga banorët e qiellit e të tokës, prej engjëjve, njerëzve dhe xhindëve dhe të tjerëve, “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.” Zumer 30.
♦ Jeta e secilit është me afat, që dikur do të përfundojë, nuk ka mundësi as të vonohet e as të shpejtohet, “Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar.” Ali Imran 145.
♦ Afatin e vdekjes askush nuk ka mundësi ta dijë se kur do të ndodhë, kjo gjë është prej çelësave të së fshehtës, që i di vetëm Allahu, “…dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë.” Lukman 34.
♦ Të kujtojmë vdekjen vazhdimisht, kjo do të bëhet pengesë mes neve dhe shpresave tona të kota (për jetë të gjatë) dhe na nxitë të shtojmë veprat e mira e të largohemi prej të këqijave (fjalë ose vepra), dhe rrjedhimisht në botën tjetër do të arrijmë shpërblimin më të plotë tek Allahu. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpeshtojeni kujtimin e asaj që ua shkëput kënaqësitë dhe shpresat, e ajo është vdekja!” Tirmidhiu. Dijetarët thonë: “Të gjitha këshillat janë tubuar në këto fjalë, edhe pse janë të pakta.”
♦ Duhet të përgatitemi për vdekjen para se të na vijë ajo, duke shtuar veprat e mira dhe duke u larguar prej ndalesave. Pas vdekjes nuk pranohet kërkimi i faljes dhe shfajësimi. Më nuk kemi mundësi të shtojmë veprat e mira dhe të pakësojmë të këqijat. Allahu thotë: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, 100. që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë!” Muminun 99-100.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.