Çfarë quhet hatme?

 

Çfarë quhet hatme?

Hatme është përmbyllja e leximit të Kuranit, leximi një herë komplet i tij. Andaj sa herë që e përfundon atë llogaritet se e ka bërë hatme, një herë, apo dy herë, apo mijëra herë në jetën tënde.

Kurse që njeriu të bëjë hatme për të vdekurin (që shpërblimi t’i shkojë atij), mendimi më i saktë është se kjo nuk lejohet. Kjo nuk është transmetuar as nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e as nga shokët e tij. Nuk ka ndodhur që Pejgamberi të lexojë Kuranin për t’i shkuar shpërblimi një Pejgamberi tjetër ose ndonjë shoku të tij.

Për të vdekurin mund të lutesh që Allahu ta mëshirojë, ta falë, ta shpërblejë me xhenet, ta ruajë nga xhehenemi e nga dënimi i varrit etj. Po ashtu lejohet të japësh lëmoshë për të. Për këto vepra ka argumente. Ndërsa që të lexohet hatme për të vdekurin, kjo nuk ka argument.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit