• Këshilla:
-së pari, duhet të bëhet për hir të Allahut, e jo për qëllime të tjera (si: për ta nënçmuar tjetrin, për t’i treguar se di më shumë etj.),
-duhet të bëhet sy me sy, jo publikisht, përveç nëse mëkatin e ka bërë publikisht atëherë nuk prish punë të këshillohet publikisht,
-duhet të jepet në formën e butë, me fjalë të mira e të buta, jo me ashpërsi e arrogancë, por gjatë këshillës tjetri duhet të shohë se po ia do të mirën,
-ndodhë që tjetri të ndihet i ofenduar edhe pse ia jep këshillën në këtë mënyrë, por besimtari nuk duhet të ndihet i ofenduar pse e këshillon dikush. Umeri radijAllahu anhu është lutur: “Allahu e mëshiroftë atë person i cili m’i dhuron gabimet!” E ka llogaritur dhuratë nëse dikush i thotë “e ke këtë e këtë gabim dhe përmirësoje këtë e këtë”. Prej dhuratave më të mira të vëllait besimtar është kur të tregon se ku je gabim në raport me Allahun dhe me krijesat, në mënyrë që të përmirësohesh, ngase po ta do të mirën, përmirësimin. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Besimtari është pasqyrë e besimtarit”, pra e përmirësojnë dhe e këshillojnë njëri-tjetrin.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Derset live.