Disa fjalë lidhur me mëkatet e vogla

Disa fjalë lidhur me mëkatet e vogla

Nëse njeriu është i pakujdesshëm ndaj mëkateve të vogla, atëherë gradualisht ato e dërgojnë në mëkate të mëdha. Andaj, nuk duhet t’i konsiderojmë mëkatet e vogla si të parëndësishme.

Në parim, Islami, e fton njeriun të marrë veten në llogari për çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël. Allahu thotë: “…e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Surja Zelzele.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kini kujdes prej mëkateve të cilat i nënvlerësoni, ngase ato mblidhen te personi derisa ta shkatërrojnë.”

Ibën Betali rahimehullah ka thënë: “Kur mëkatet e vogla janë të shumta dhe janë të vazhdueshme, atëherë llogariten mëkate të mëdha.

Nënvlerësimi i mëkateve, edhe nëse janë të vogla, tregon për frikën e paktë që personi e ka në raport me Allahun dhe është shenjë e hipokrizisë.

Pejgamberi salAllahu alehhi ue selem ka thënë: “Besimtari i sheh mëkatet sikur dikush që është i ulur nën një mal dhe ka frikë se mos i bie. Ndërsa, mëkatari i madh i sheh ato sikur një mizë që i kalon kah hunda dhe e largon me dorë (i sheh të vogla ato).”

Selefi ka thënë: “Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit, por shiko Madhështinë e Atij të Cilit je duke i bërë mëkat!”

Nëse mëkati rritet në zemrën e besimtarit (e sheh të madh), kjo është rezultat i dijes rreth madhështisë dhe madhërisë së Allahut. Andaj, sado që mëkati të jetë i vogël, atij do t’i duket i madh. Sa më i fortë që është besimi i tij, atëherë në zemrën e tij do të rritet mëkati. Sa më i dobët që është besimi i tij, atëherë aq më  i vogël do të jetë mëkati në sytë dhe zemrën e tij, derisa ta shohë si diçka shumë të lehtë.

Nga mëkatet e mëdha të cilat një pjesë e muslimanëve i konsiderojnë të vogla, janë:

Namazi me xhemat në xhami.

-Mashtrimi.

-Gënjeshtra etj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit