Disa kuptime të pendimit

Pendimi me të cilin jemi urdhëruar përfshin disa kuptime dhe domethënie:

» Pendimi për gjynahet, të vogla dhe të mëdha, të bëra fshehurazi apo haptazi.

» Pendimi për mangësinë gjatë adhurimeve (duke mos u kryer në formën e kërkuar). Andaj, është ligjësuar të themi estagfirullah (tre herë) menjëherë pas namazit farz, apo pas namazit të natës në kohën e syfyrit, apo pas kryerjes së haxhit etj.

» Pendimi për mangësinë në falënderimin ndaj Allahut (duke mos qenë falënderues siç duhet për të mirat e Allahut në  fe dhe dunja etj.).

» Pendimi për mangësinë në madhërimin dhe lavdërimin ndaj Allahut (duke mos e bërë ashtu siç e meriton Allahu).

» Pendimi për mosveprimin e gjërave që janë të pëlqyera dhe për veprimin e gjërave që janë të papëlqyera.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit