Disa tipare të brendshme të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem

1 . Ka qenë njeriu me zemrën më bujare. Ai ka qenë shumë fisnik, i xhymert. S’ka pasur më bujar sesa ai. Kjo treagon për zemërgjerësinë e tij salAllahu alejhi ue selem. Kur u ka dhënë të tjerëve e u ka ndihmuar, këtë e ka bërë prej zemërgjerësia së tij, e jo që të “shitet” para të tjerëve se është i tillë. Atë Allahu e ka bërë zemërgjerë.

2. Ka qenë njeriu me fjalët më të sinqerta, më të drejta. Ai kurrë nuk ka gënjyer, nuk ka mashtruar e nuk i ka tradhtuar të tjerët. Mushkrikët e Mekës, ende pa u dërguar ai Pejgamber, e kanë quajtur “el emiin – besniku”.

3. Ka qenë njeriu me natyrën më të butë. Ai ka qenë shumë i butë, i thjeshtë e i lehtë në raport e në të folurit me të tjerët, nuk ka qenë i ashpër, nuk ka qenë çehrengrysur duke mos u dhënë çehre të tjerëve.

4. Ka qenë njeriu me sjelljen më të ndershme ndaj të tjerëve. Kur është shoqëruar, kur ka biseduar dhe kur është ulur me të tjerët, ka pasur sjelljen më të mirë, e nuk është treguar i vrazhdë, mendjemadh, i ashpër, por ka qenë i butë, i buzëqeshur etj.

5. Kushdo që e ka parë atë herën e parë, apo është takuar me të, e ka respektuar, ngase Allahu ka bërë që ta respektojnë të tjerët qoftë dhe nëse një herë e kanë parë. Ai që është përzier me të, është ulur dhe e ka njohur atë, patjetër se e ka dashur atë, për shkak të sjelljeve, moraleve e raportit të mrekullueshëm. Allahu thotë: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” Ali Imran 159. Ai ka qenë i bukur edhe në pamjen e tij, edhe në sjelljen e tij.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
(Përkthim i transkriptuar).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit