Aisha radijAllahu anha – Nëna e besimtarëve
Aisha radijAllahu anha ka qenë vajza e Ebu Bekrit – Es siddiku. Kunja e saj ka qenë Umu Abdilah – Nëna e Abdullahit (e ka marrë në bazë të djalit të motrës së saj Esmes).
Aisha është prej sahabijeve që kanë transmetuar hadihe më së shumti. Numri i haditheve të transmetuara prej saj arri në 2210. Ajo na ka përcjell dije të bekuar e të madhe, prej Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Pastaj prej saj kanë transmetuar një numër i madh i njerëzve. Ka qenë më e dijshmja ndër gra dhe ka pasur të kuptuar të thellë të fesë.
Ajo ka qenë gruaja e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem (për nëntë vite), i cili e ka martuar para Hixhretit. Është transmetuar në hadithe të sakta se Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem i është treguar Aisha në ëndërr dy herë (se ajo do të jetë bashkëshortja e tij).
Kur ai salAllahu alejhi ue selem ka vdekur, ajo ka qenë 18 vjeçe.
Ajo ka qenë gruaja më e dashur e tij salAllahu alejhi ue selem. Ka pasur pozitën më të vlefshme tek ai. E kanë pyetur: “Cili është njeriu më i dashur tek ti?” Ka thënë: “Aisha.” E prej burrave?” Ka thënë: “Babai i saj.” Dashuria e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem ndaj Aishes ka qenë një gjë e njohur në mesin e njerëzve. Kur ata kanë dashur t’i japin dhurata, këtë e kanë bërë në ditët sa ka qenë tek Aisha (në mënyrë që ai të kënaqet).
Ajo ka qenë shembull i bujarisë dhe zemërgjerësisë (ka dhënë shumë).
Ajo ka vdekur në Medine, ditën e marte, me 17 Ramazan (e disa thonë me 17 Shewal), në vitin 57 apo 58 Hixhri. Ajo ka urdhëruar ta varrosnin natën. Andaj, menjëherë është varrosur pas faljes së namazit të vitrit në varrezat e Bekijes.
Hoxhë Lulzim Perçuku.
Transkriptim.