Dispozita e pemëve të mbjellura në varreza

Pyetje: Ne banojmë në një shtëpi përskaj një varreze, e cila është braktisur para tridhjetë vitesh, kurse mbi të është ndërtuar një park. Aty janë rritur pemët dhe kanë bërë fruta, ndërsa ne kemi ngrënë nga to. A lejohet që të hamë nga ato fruta?

Përgjigje: Nuk lejohet që varrezat të shndërrohen në parqe, por është obligim që ato të respektohen, të rrethohen me murë dhe të ruhen e të mos përçmohen. Muslimanët e kanë obligim që t’i ruajnë varrezat e tyre dhe të mos i përçmojnë duke ecur mbi to, duke u ulur mbi to, duke hedhur mbeturina apo duke i shndërruar në parqe. Por, nëse disa njerëz që nuk kanë frikë Allahun mbjellin pemë mbi varreza duke i fshirë gjurmët e tyre, atëherë kjo nuk u lejohet dhe me këtë kanë bërë mëkat. Ndërsa frutat e dala nga pemët që janë mbjellur aty janë të lejuara për t’u ngrënë; sepse frutat nuk janë përçmim i varrezëz, ato janë zhvilluar nga uji,toka dhe ajri dhe nuk kanë të bëjnë gjë me të vdekurit.

Me një fjalë, përçmimi i varrezave dhe shndërrimi i tyre në parqe nuk është i lejuar, sepse është obligim të ruhen, të rrethohen me mur dhe të mbrohen nga gjërat që janë ofendim për të vdekurit. Muslimani duhet të jetë i respektuar kur është gjallë dhe kur është i vdekur, dhe nuk lejohet të përçmohet varri i tij duke shkelur mbi të, as duke u ulur e as duke hedhur mbeturina aty. Prandaj nëse dikush që nuk i kushton rëndësi kësaj, ka bërë mëkat dhe i ka fshirë gjurmët e varreve dhe ka mbjellë pemë frutore mbi to, atëherë nuk dimë të ketë ndonjë ndalesë për ngrënien e atyre frutave.

Por është obligim që këta njerëz të këshillohen dhe t’u bëhet e qartë se kanë bërë gabim me atë veprim, t’u bëhet e qartë se varreza duhet të mbetet, të pastrohet, të rrethohet me mur dhe të mbrohet që të mos përçmohet, të largohen ato pemë nëse akoma janë gjurmët e varreve. Nëse vendi i varrezës është caktuar me testament apo ajo është shumë e vjetër, atëherë ai vend duhet të mbes për varrezë që përsëri të varrosen njerëzit tjerë në të, sepse ata që e kanë lënë testament kanë pasur për qëllim që tu bëjnë dobi muslimanëve, prandaj askujt nuk i lejohet që varret t’i largojë nga aty.

Përveç nëse prijësi i shtetit sheh ndonjë arsye sheriatike që ato të largohen, pasi të jenë zhdukur eshtrat dhe të mos ketë gjurmë në to, dhe nëse dijetarët e sheriatit japin fetua që ajo varrezë të transferohet diku tjetër, atëherë hulumtohet për një lokacion të ri dhe të bëhet një zgjidhje tjetër, nëse kjo është në interes të muslimanëve; në rast se varreza gjendet në mes të lagjeve të banuara dhe nuk mjafton për varre të tjera, apo për arsye tjera që dijetarët e sheriatit i shohin si arsye dhe japin fetua që eshtrat të nxirren nga aty dhe të transferohen në një varrëzë tjetër duke mos i përçmuar.

Kjo u takon dijetarëve të sheriatit, ndërsa të bëhen veprime të tilla pa patur fetua nga dijetarët, pa i nxjerrur eshtrat nga varret dhe pa patur arsye sheriatike, atëherë kjo është punë e shëmtuar dhe nuk lejohet.

Shejh Abdulaziz Ibën Baz, Fetaua Nurun Ala Derb
Përktheu: Jeton Bozhlani

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva