Emrat الأَوَّلُ الآخِر, الظَّاهِر, البَاطِن – El Ewwelu el Ekhir, Edh Dhahir, El Beetin
Këta katër emra: الأَوَّلُ الآخِر – El Ewwelu el Eekhir – I Pari e i Fundit, الظَّاهِر – Edh Dhaahir – I Larti dhe البَاطِن – El Beetin – I Afërmi, kanë ardhur së bashku në një vend në Kuran:
“هُوَ ٱلْأَوَّلُ وَٱلْءَاخِرُ وَٱلظَّٰهِرُ وَٱلْبَاطِنُ– Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti dhe i Afërmi.” Hadid 3.
Shpjegimi më i mirë i domethënieve të këtyre emrave ka ardhur nga vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në hadithin i cili tregon se ai i lutej Allahut përmes këtyre emrave. Këtë hadith e përcjellë Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili tregon: “Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na porosiste që kur të shtrihemi për të fjetur të themi:
اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ السَّبْعِ وَرَبَّ الأَرْضِ، وَرَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، رَبَّنَا وَرَبَّ كُلِّ شَيْءٍ، فَالِقَ الْحَبِّ وَالنَّوَى، وَمُنْزِلَ التَّوْرَاةِ وَالْإِنْجِيلِ، وَالْفُرْقَانِ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ شَيْءٍ أَنْتَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهِ. اللَّهُمَّ أَنْتَ الأَوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيْءٌ، وَأَنْتَ الآخِرُ فَلَيسَ بَعْدَكَ شَيْءٌ، وَأَنْتَ الظَّاهِرُ فَلَيْسَ فَوْقَكَ شَيْءٌ، وَأَنْتَ الْبَاطِنُ فَلَيْسَ دُونَكَ شَيْءٌ، اقْضِ عَنَّا الدَّيْنَ وَأَغْنِنَا مِنَ الْفَقْرِ
“O Allah, Zoti i Qiejve, i tokës dhe i Arshit madhështor, Zoti ynë dhe i çdo gjëje. Ti je Ai që bën të mbijë e të mugullojë fara dhe bërthama. Ti e ke zbritur Tevratin, Unxhilin dhe Furkanin. Kërkoj mbrojtje tek Ti prej të keqes së çdo gjëje që është nën pushtetin Tënd! O Allah, Ti je i Pari (i pa fillim), asgjë nuk ka pasur para Teje. Ti je i Fundit (i përhershëm), asgjë nuk do të mbetet pas Teje (gjithçka do të shkatërrohet përveç Tij). Ti je i Larti, asgjë nuk është mbi Ty. Ti je i Afërmi, asgjë nuk është nën Ty (asgjë nuk është më afër Teje sesa Ti). Na mundëso të shlyejmë borxhet dhe na ruaj nga varfëria (na jep pasuri)!” Muslimi.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset rreth Emrave të Allahut – Transkriptim.