Emri i Allahut: El Hamiid

Emri الحَميد – El Hamiid

Emri الحَميد – El Hamid – I Lavdëruari, është përmendur shtatëmbëdhjetë herë në Kuran, prej tyre:

  • në suren Fatir: “يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلْفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِ ۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُO njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë (është i Vetëmjaftueshëm) dhe është i Denjë për çdo lavd.” Ajeti 15.
  • -në suren Haxh: “وَهُدُوٓا۟ إِلَى ٱلطَّيِّبِ مِنَ ٱلْقَوْلِ وَهُدُوٓا۟ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْحَمِيدِAta qenë udhëzuar drejt fjalës së mirë[1] dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t’u lavdëruar.” Ajeti 24.

   Kuptimi i emrit الحَميد: Ai të cilit i takojnë të gjitha lëvdatat e lavdërimet. Allahu është i lavdëruar në Qenien e Tij, në Emrat dhe Cilësitë e Tij. Allahu meriton të lavdërohet e t’i thuren lëvdatat më madhështore- kjo dhe është cilësia e Tij më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij janë lavdërim (hamd) për Të, si dhe të gjitha veprat, ligjet, dispozitat dhe drejtësia e Tij absolute. I gjithë krijimi dhe urdhri i Allahut bazohet, ekziston dhe është shfaqur për shkak të lavdisë (hamdit) që i takon Atij. Qëllimi pse ekziston krijimi dhe urdhri i Tij është lavdi (hamdi) ndaj Tij.

Ibn Tejmije rahimehullah thotë: “Lavdi ndaj Allahut është dy llojesh:

  1. Lavdi për shkak të bamirësisë që ua ka bërë robërve të Tij,
  2. Lavdi për shkak se e meriton vetë për atributet e përkryera që ka.”

Allahu e ka filluar Kuranin me lavdërim ndaj Tij, po ashtu disa prej sureve. Në disa prej sureve ka treguar se krijimin e Tij e ka filluar me lavdërim ndaj Vetes. Në disa sure ka treguar se të gjithë krijimin do ta përmbyllë me lavdërim ndaj Vetes.

[1] Fjalës së teuhidit (La ilahe ilAllah), dhikrit etj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset rreth Emrave të Allahut – Transkriptim.

Madhësia e tekstit