Emri i Allahut: El Kariib

Emri القَرِيب – El Kariib

Emri القَرِيب – El Kariib – I Afërti, është përmendur në tri vende në Kuran:

  • në suren Bekare: “وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِى عَنِّى فَإِنِّى قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِ – Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” Ajeti 186.
  • në suren Sebe: “إِنَّهُۥ سَمِيعٌۭ قَرِيبٌAi, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër.” Ajeti 50.
  • në suren Hud: “إِنَّ رَبِّى قَرِيبٌ مُّجِيبٌۭ – Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).” Ajeti 61.

Kjo afërsi për të cilën na treguan këto ajete është afërsi e veçantë, kjo vetëm për ata që e adhurojnë Allahun, e duan, i luten dhe i përgjigjen thirrjes së Tij. Është një afërsi të cilën askush nuk mund ta përceptojë dhe të dijë realitetin e saj se si është ajo. Mirëpo, atë e kuptojmë dhe e dimë përmes disa gjurmëve, si: mirësisë e mëshirës ndaj tyre, suksesit që ua jep, kujdesit ndaj tyre, përgjigjes ndaj lutjeve të tyre etj.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset rreth Emrave të Allahut – Transkriptim.

Madhësia e tekstit