Emri المَجيد – El Mexhiid
Emri المَجيد – El Mexhiid – I Lavdishmi, është përmendur në Kuran në dy vende:
- në suren Hud: “إِنَّهُۥ حَمِيدٌۭ مَّجِيدٌ – Me të vërtetë, Ai është i Lavdëruari dhe i Lavdishmi!” Hud 73.
- në suren Buruxh: “ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ – Zotëruesi i Fronit, i Lavdishmi…” Ajeti 15.
Kuptimi i emrit المَجيد: Ai që ka cilësi të gjera dhe madhështore, që ka atribute të shumta dhe fisnike. I referohet madhështisë së cilësive të Allahut, shumësisë së tyre dhe gjerësisë së tyre, gjithashtu madhështisë së sundimit dhe pushtetit të Tij, si dhe veçimit me përsosmëri absolute, me madhështi absolute dhe me bukuri absolute.
Allahu e ka lavdëruar dhe madhëruar Veten e Tij në Kuran në disa vende, madje i gjithë Kurani është lavdërim dhe madhërim ndaj Tij.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset rreth Emrave të Allahut – Transkriptim.