Emri i Allahut: Es Saadik

Emri الصّادِق – Es Saadik

Emri الصّادِق – Es Saadik – Ai që e thotë të vërtetën, është përmendur në një vend në Kuran:

“وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ  – Ne, pa dyshim, themi të vërtetën.” Enam 146.

Allahu e thotë të vërtetën kur jep premtim (e përmbush atë) dhe kur kërcënon apo frikëson. Allahu e ka thënë të vërtetën për çdo që na ka njoftuar dhe treguar. Ai ka premtuar për robërit e Tij besimtarë se do t’iu japë ndihmë, triumf e lavdi në jetën e kësaj bote. Po ashtu Allahu do ta përmbushë premtimin e Tij për t’i futur në xhenet, “Ata do të thonë: “Lavdi Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Zumer 74. Në çdo premtim që jep Allahu, është i Vërtetë dhe e përmbushë atë, “Ky është premtimi i vërtetë i Allahut.” Nur 122.

Prej gjurmëve të besimit në këtë emër të Allahut, është se vepërmiri nuk ka frikë se Allahu do t’i bëjë padrejtësi apo do t’ia mangësojë shpërblimin kur do të dalë para Tij, as nuk frikësohet se do t’i humbasin veprat e mira qofshin edhe sa grimca më e vogël, sepse Allahu ka premtuar dhe e thotë të vërtetën, është الصّادِق, Ai e përmbushë premtimin se do t’ua plotësojë shpërblimin atyre që kanë vepruar të mira.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset rreth Emrave të Allahut – Transkriptim.

Madhësia e tekstit