Gjendja e shpirtit gjatë Ramazanit
Edhe shpirtrat ndryshojnë shumë gjatë Ramazanit. Kjo ngase Ramazani ka një atmosferë shpirtërore madhështore. Nefsi nxiton shumë drejt punëve të mira dhe largohet nga punët e këqija. Ne kryejmë punë të mira edhe gjatë muajve të tjerë të vitit, madje çdo ditë, e megjithatë vërejmë se kryerja e tyre gjatë Ramazanit ka një shije tjetër, të veçantë.
Kur muslimani kryen punë të mira ngritët lartë shpirtërisht dhe ndjen lumturi. Ai thellohet në adhurime, të njëpasnjëshme, pa u mërzitur, dhe kënaqet me përmendjen e Allahut. Allahu thotë: “…ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Rad 28.
Kryen vepra të shumta gjatë Ramazanit e megjithëkëtë ndjen se nuk është ngopur, sikur diçka nga brenda e nxitë të shtojë ende, dhe kështu ripërtërihet shpirti i tij e ndryshojnë ndjenjat e tij.
Kjo ndodh për shkak të disa faktorëve të cilët pra ndikojnë që shpirti i njeriut të ndryshojë gjatë Ramazanit, si:
–Agjërimi. Ai të ndalë e të zmbrapsë nga epshet e ndryshme dhe ta ruan gjuhën. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjërimi është mburojë.” Dhe: “Agjërimi është mburojë me të cilën njeriu mbrohet prej zjarrit të xhehenemit.”
–Ardhja e Ramazanit. Shpirti i gjallë nuk mund të tregohet i shkujdesur ndaj hadithit: “Në natën e parë të Ramazanit, prangosen djajtë dhe xhindët e rebeluar, mbyllen të gjitha dyert e zjarrit dhe asnjë nuk mbetet hapur, pastaj hapen dyert e xhenetit dhe asnjë nuk mbetet mbyllur. Një thirrës thërret: “O ti që kërkon të mirën, angazhohu me punë të mira! O ti që synon të keqen, zmbrapsu nga punët e këqija!” Allahu për çdo natë të Ramazanit liron shumë njerëzit prej zjarrit të xhenenemit, hadith i cili e nxjerrë atë nga angazhimet ditore, nga gjumi dhe shkujdesja.
-Garimi në punë të mira gjatë Ramazanit, ndjenja nxitëse përbrenda për vepra të mira, ambicia e ndezur për të ndryshuar, aq më tepër kur e dimë se në Ramazan është Nata e Kadrit për të cilën Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush privohet prej sa është privuar nga çdo e mirë.”
-Sheh njerëzit se si nxitojnë dhe vrapojnë drejt punëve të mira, sheh xhamitë e mbushura me njerëz, sheh zëra duke lexuar Kuran, e pa dyshim se leximi i Kuranit sjell vigjilencën te njeriu dhe largon gjumin e shkujdesjen.
-Ramazani thyen egon, epshin dhe e përzë shejtanin etj. Andaj, si rezultat i kësaj njeriut i vjen turp t’i bëjë mëkat Allahut, ngaqë e di se në këtë muaj janë hapur dyert e mëshirës, janë mbyllur dyert e zjarrit dhe janë prangosur djajtë. Andaj, si rezultat shpirti i besimtarit pastrohet dhe gdhendet dhe del prej Ramazanit me një shpirt të bardhë, i cili është afër punëve të mira dhe urren gjërat shkatërruese e gjynahet, i cili do lidhjen me njerëzit e afërt dhe me farefisin e tij, i cili e do bujarinë dhe ndihmën ndaj të tjerëve e të tilla. Transmetohet prej ibn Abbasit për Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem se ai ishte njeriu më bujar dhe bujaria e tij shfaqej më së shumti gjatë Ramazanit.
Hoxhë Petrit Perçuku – Transkriptim.