Hadith: “Pastërtia është gjysma e besimit.”

Hadith: “Pastërtia është gjysma e besimit.” Muslimi.

  • (Mendimi i parë) Me tuhur është për qëllim të pastruarit, pastrimi, prej fëlliqësive abstrakte, që e ndotin zemrën, shpirtin e gjymtyrët, siç janë: shirku, syefaqësia, ndalesat etj.
  • Shirku është ndyrësirë, papastërti. Allahu e quan kështu në Kuran: “O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë)…” Teube 28. Janë të papastër me këtë lloj të papastërtisë, pra kanë papastërti shpirtërore e të zemrës për shkak të shirkut që bëjnë.
  • Pastërtia është gjysma e imanit ngase imani ose është braktisje ose veprim, e nëse e pastron veten tënde, gjymtyrët, prej ndalesave (të zemrës, gjuhës, gjymtyrëve) atëherë ke braktisur këto gjëra të ndaluara dhe ke plotësuar gjysmën e imanit, dhe si rrjedhojë ka mbetur gjysma tjetër, që është veprimi (me urdhrat e Allahut).
  • Braktisja e ndalesave është më e rëndësishme sesa të vepruarit e obligimeve e detyrimeve. Andaj shohim shumë prej njerëzve që kryejnë obligimet mirëpo nuk tregohen në braktisjen e harameve. Për nefsin është më e rëndë braktisja e harameve sesa kryerja e obligimeve. Ai që braktisë gjërat e ndaluara e ka shumë më të lehtë zbatimin e urdhrave dhe obligimeve.
  • (Mendimi i dytë) Me fjalën tuhur është për qëllim pastrimi me ujë (apo me atë që e zëvendëson ujin). Pastrimi është ose i vogël (marrja abdes për namaz) ose i madh (prej xhunubllëkut, apo pas lehonisë, mentruacioneve).
  • Pastërtia është gjysma e imanit ngase namazi është iman, siç thotë Allahu: “Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi).” Bekare 143, e për qëllim është namazi. Dhe siç e dimë çelësi i namazit është pastrimi, marrja abdes etj. Namazi nuk është i saktë pa u pastruar. Pra, pastërtia është gjysma e imanit, e për qëllim është namazi, ngase ai është koka e të gjitha veprave të besimit/imanit.
  • Ka dhe mendime të tjera për komentimin e hadithit, mirëpo këto dy mendime janë më të njohurat.

    Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Madhësia e tekstit