Kam dëgjuar diçka jo të mirë për një shoqe, e unë e di që nuk është e vërtetë. Shoqja nuk ma ka thënë, por tjetër kush. Si të veproj tash? A të flas me shoqen time t’i tregoj në mënyrën më të mirë për këto fjalë që kanë dalur për të?

?Përgjigja: Fillimisht, prej fajtoreve të para mund të jeni ju. Nuk është dashur që të vijë puna që ti të dëgjosh diçka keq për shoqen tënde. Si ka arritur deri te kjo? Kjo ka arritur përmes gibetit (përgojimit).
?Nëse dikush të ka treguar diçka keq për shoqen tënde, ai person ka bërë gibet, dhe ti e ke dëgjuar, edhe ti ke bërë gibet duke qenë pjesëmarrëse në të. Kjo në esencë nuk do të duhet të ndodhte. Ti mos e lejo askë të vijë te ti e të ta mbushë kokën me fjalë të këqija për shoqen, për këtë apo për atë.

?Së dyti, nëse ke dëgjuar diçka keq për shoqen tënde, mos ia thuaj, mos e lëndo. Kur dikush dëgjon se kanë qarkulluar fjalë të këqija për të, do të lëndohet dhe do të angazhohet me to, dhe kështu do ta dëmtosh në fe, me humbje të kohës dhe me mërzi. Andaj, mos i trego asgjë.

?Së treti, këshilloje dhe kërcënoje personin që të ka folur keq për shoqen tënde, që të mos flasë më, por përkundrazi le të pendohet te Allahu dhe të flasë mirë për shoqen tënde. Tregoji se nuk ka diçka që i hudh njerëzit në xhehenem me fytyrat e tyre më shumë sesa gjahu i gjuhëve të tyre.

?Tregoj se ajo fjalë e keqe që ka thënë mund të bëhet sebep për të hyrë në xhehenem.Së fundi, nëse tjerët flasin keq dhe i përgojojnë njerëzit dhe bëjnë shpifje për ta, a duhet të bëhemi ne bartës të këtyre fjalëve, duke vepruar kështu diçka që mund të na hudhë në xhehenem? Jo.

✒️Ne nuk duhet të përfshihemi në këto punë të ndyra. Le të flasin ata, por ne duhet të ikim nga kjo. Ne nuk duhet as ta dijmë se tjerët po flasin.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva