Pastrimi prej lehonisë

• Pastrimi prej lehonisë

-Gruaja lehonë nuk pastrohet pas ngjyrës kafe. Kjo nuk është shenjë e pastrimit.

-Shenja të pastrimit janë dy: 1. te disa gra është ndalja e gjakut dhe më nuk ka asnjë rrjedhje dhe thahet vendi, 2. te shumica e grave është dalja e sekrecionit të bardhë, andaj duhet ta presë atë (nëse e ka adet, edhe nëse s’ka më rrjedhje).

-Lehonia mund të përfundojë para 40 ditëve. Nuk është kusht gjithsesi përmbushja e 40 ditëve. Nëse gruaja sheh pastrimin edhe pse nuk janë mbushur 40 ditë, duhet të marrë gusël dhe të fillojë namazin. Nëse ndodh që brenda 40 ditësh t’i kthehet përsëri gjaku, atëherë përsëri është lehonë. Kjo është një çështje me rëndësi ta dijë gruaja. Dhe pastaj ose e pret përsëri pastrimin ose ndodh që të vazhdojë kjo gjendje deri kur mbushen 40 ditë dhe pas kësaj merr gusël.

-Plotësimi i 40 ditëve të lehonisë: Kjo llogaritet që nga ora kur ka lindur, p.sh: nëse ka lindur në orën 12:00 të ditës atëherë kur mbushen 40 ditë, në orën 12:00 është e pastër nga lehonia (dhe merr gusël) edhe nëse ende ka rrjedhje të gjakut. Ky është mendimi më i saktë.

-Nëse ka ende rrjedhje pasi plotësohen 40 ditë, atëherë pasi hyn koha e namazit pastrohet (poshtë), vendos diçka dhe merr abdes.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit