Për atë që e pengojnë për mbulesë dhe që nuk ka vendosmëri

  • Për atë që e pengojnë për mbulesë dhe që nuk ka vendosmëri

T’i mbështetet Allahut. Kush i mbështetet Allahut, sinqerisht, Ai i mjafton atij/asaj, e ndihmon, i mjafton për Mbrojtës kundër njerëzve të cilët përpiqen ta ofendojnë, lëndojnë, qortojnë etj. Allahu ka premtuar: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” Talak 3. Duhet pasur bindje dhe mbështetje në Allahun, dhe Ai ia largon pengesat. Nuk do të thotë se nuk do të ketë pengesa, sepse është ligj i Allahut që kush e pason të vërtetën do të ketë pengesa e barriera përpara, porse Allahu ndihmon në kalimin e tyre.

-Nëse beson se askush nga njerëzit nuk ka asgjë në dorë, porse e gjithë çështja është në dorën e Allahut, atëherë nuk kanë mundësi ta dëmtojnë. “Ruaje Allahun, Ai të ruan ty!” (Hadith). Nëse e ruan Allahun në këtë çështje, d.m.th. e kryen obligimin e mbulesës, edhe Allahu do të të ruajë ty në lidhje me këtë çështje.

Sa i përket fjalëve të njerëzve ato kurrë nuk ndalen. Gjithmonë do të gjejnë një arsye për të folur. Muslimani nuk duhet të mërzitet se pse po flasin njerëzit për fenë e tij. Nëse shohin vendosmëri tek ti sa i përket mbulesës, kanë për të folur për disa ditë apo javë dhe më tej do të shohin se ti ke principet e tua prej të cilave nuk heq dorë, dhe gradualisht do të ndalen.

-Sa i përket prindërve, kur ata nuk e përkrahin, nëse nuk kanë praktikim të fesë dhe dije, atëherë nuk duhet të presë të të përkrahin.

Duhet shpejtuar në kryerjen e këtij obligimi ndaj Allahut ngase sa më shumë që shtyhet aq më shumë dalin pengesa, do të shtohen vesveset dhe cytjet, madje ndoshta mund të ekzistojë rreziku që të dobësohet në fe dhe si pasojë të mos mbulohet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit